Monday, 24/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A mund të shmanget rënia e flokëve?

A mund të shmanget rënia e flokëve?

renia e flokeve
Edhe pse ndonjëherë faktorët gjenetikë thonë jo, ne kemi shumë mënyra për t’u kujdesur për flokët tanë. Flokët e kanë jetëgjatësinë e tyre katër vjet, pastaj bien dhe dalin të reja, një proces ky të cilin ne nuk e ndjejmë pasi ndodh me kalimin e kohës. Në harkun kohor të 24 orëve bien 30 deri në 40 fije flokësh.

Shkaqet janë nga më të ndryshmet, trashëgimia, mosha, ushqimi kujdesi, higjena etj. Trashëgimia ka të bëjë me faktorët gjenetikë. Pra në shumë raste, një person humbet flokët pasi e ka të trashëguar genin që bën të mundur diçka të tillë. Gjendjet psikotike, tronditjet nervore, stresi, pagjumësia janë disa nga shkaqet e tjera të rënies së flokëve, pasi janë gjendje ndaj të cilave flokët janë shumë të ndjeshëm. Sëmundjet kronike, të dhëmbëve, të gojës, fytit, të tiroideve, të aparatit tretës gjithashtu kanë ndikimin e tyre në rënien e flokëve. Kequshqyerja është një tjetër faktor. Përthithja jo në mënyrën e duhur i vitaminave dhe substancave të tjera ushqyese, japin ndikimin e tyre në rënien e flokëve. Të tjerë faktorë kanë të bëjnë më gjerat që përdorim mbi flokët tanë, për t’i larë, për t’i shkëlqyer, për t’i tharë, si përshembull bojrat, shampot, kremrat e ndryshëm. Në të kundërt stinët dhe ndrrimi i tyre nuk ndikojnë në rënien e flokëve. Nëse evitojmë dhe kujdesemi për të gjithë faktorët e sipërpërmendur mund të përkujdesemi për flokët tanë, për shëndetin e tyre, por rënien nuk mund ta evitojmë, pasi thamë që eshtë një proces që ndodh. E rëndësishme është të mos ndodhë shpesh dhe flokët të mos i kemi të dëmtuar, por të shëndetshëm.

Kujdesi në mënyrën e të ushqyerit, jetesa e mirë dhe pa stress, kujdesi në përdorimin e shampove, bojrave etj., do të na ndihmojnë të kemi një rënie jo të dëmshme të flokëve. Mjekim specific për rënien e flokëve nuk ka, por ka porosi të veçanta në parandalimin e rënies në masë. E rëndësishmë është të zgjedhim shampot larëse sipas flokëve, natyrës së tyre. Flokët e thatë janë edhe flokët më problematikë dhe më të ndjeshëm ndaj rënies. Flokët e thatë i lajmë një herë në 8-10 ditë, pasi larja i than edhe më shumë. Është mirë nëse në ujin me të cilin do të lajmë flokët e thatë, të zbusim edhe pak sodë buke. Gjithashtu për flokët e thatë, të hollë dhe të butë është mirë të përdoret e verdha e vezës, pasi ka shumë vitamina e proteina, që nëse përthithen nga rrënja e flokëve, e perforcojnë atë. Edhe floku merr shkëlqim. Pas aplikimit të të verdhës së vezës dhe masazhimit me mollëzat e gishtërinjve, për dhjetë minuta, e shplajmë flokun me ujë të bollshëm, të ngrohtë. Duke e masazhuar mirë, përmirësojmë qarkullimin e gjakut dhe në këtë mënyrë rrënja përthith më shumë lëndët ushqyese. Gjithashtu për flokët e thatë dhe të butë nuk rekomandohet tharja e flokëve në diell dhe sa më shumë duhet të evitojmë edhe tharëset e flokëve. Shumë të rëndësishme janë edhe maskat e flokëve, të cilat është mirë të konsultohen me mjekun përkatës, në bazë të flokut. Ato mund të jenë me medikamente të veçanta, ose më përbërës natyrorë. Efekti i tyre ndikon në rritjen dhe rigjenerimin e flokëve. Disa nga përbërësit ushqyes, që një maskë duhet të ketë është e verdha e vezës, vitaminat A, B1, B6, kolesteroli, proteinat, zinku, fosfori, pra vlerat ushqyese të cilat përthithen nga rrënja e flokëve.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si te mbrohemi nga semundjet e vjeshtes !?

*Maskë për flokët e thatë:

-gjysmë të verdhë veze

– gjysmë luge vaj ricini

– një lugë uthull

përzihet mirë dhe vihët si maskë në kokë -mbulohet koka me kapuç dhe mbahet 2-3 orë pastaj flokët i lajmë. Kjo bëhet 2 deri në 3 herë në muaj.

Në flokët e thatë është mirë të shmangim edhe preparatet me alkool, apo parfum, kurse për flokët në ngjyrë të verdhë, për t’iu dhënë atyre shkëlqim pas larjes i shplajmë edhe me kamomil. Duhet të shmangim edhe larjen e shpeshtë të flokëve, pasi krijohen premise për zbokth. Flokët e shukrtër i krehim nga rrënjët, kurse kur rënia e tyre është në masë, ato krihen me krëhër të rrallë. Kurat me bimë dhe vajra bimorë janë ndër më efektivet për të parandaluar rënien e flokëve. Ato të thatët dhe të butët lyhen me vajrat bimore të ngrohta. Kur flokët i kemi të zinj, nëse duam t’i japim shkëlqim i shplajmë ato edhe me uthull. Edhe solucionet alkoolike me qumësht blete 10%, janë të rekomandueshme. Një gjendje e veçantë e rënies së flokëve është alopecia, ose rënia në një vatër të caktuar të flokëve.

Një pomadë e veçantë kundër alopecisë:

Barut i zi, i përzier me hudhra të ziera dhe lengun e gjetheve të hithrës. Kjo përdoret në këtë mënyrë: rruhet sipërfaqja e dëmtuar e kokës, ku është krijuar vatra e rënies, dizinfektohet kjo vatër dhe lyhet me pomadën e ndërtuar më përbërësit e mësipërm. Fillimisht do të ndihen disa djegie të forta, të cilat qetësohen pas disa minutave. Këtë mjekim, personat me alopeci, e ndjekin një herë në javë. Për rënien e flokëve, për yndyrën zbokthin, etj. Ka edhe kura me medikamente siç janë fitovali me tablet, fitovali shampoo, stemeral etj./PK/.

Categories

Archives