Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A mund të na tregoni se çfarë duhet të bëjmë në rast se goditemi (prekemi) prej mësyshit, smirës apo xhindeve të lig?

A mund të na tregoni se çfarë duhet të bëjmë në rast se goditemi (prekemi) prej mësyshit, smirës apo xhindeve të lig?

Pyetje:


 


 Përgjigjja:


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Nëse personi preket nga mësyshi, smira apo xhindet, shërimi i tij vjen, me lejen e Allahut të Madhëruar, nëse zbatohen me kujdes porositë e mëposhtme:

1. mbështetja e plotë tek Allahu i Madhëruar me besimin e palëkundur se Ai do e sjellë shërimin;

2. strehimi i sinqertë tek mbrojtja e Allahut të Madhëruar dhe të kërkuarit ndihmë vetëm Atij;

3. të kërkuarit mbrojtje Allahut të Madhëruar përmes leximit të sureve e ajeteve të Kuranit dhe lutjeve profetike, sikurse këto në vijim:

a. Leximi i shumtë i Kuranit dhe sidomos i sureve dhe ajeteve: (I) El-Fatiha; (II) Ajeti Kursi; (III) dy ajetet e fundit të sures El-Bekare; (IV) (vlen në rastin e mësyshit) leximi i ajetit: “UE IJ-JEKEEDUL-LEDHIINE KEFERUU LEJUZLIǨUUNEKE BI EBËŜAARIHIM LEM-MEE SEMIÛDH-DHIKRA UE JEǨUULUUNE IN-NEHU LEMEXHËNUUN / Kur dëgjojnë kujtesën (Kuranin), mohuesit sa nuk të hanë me shikimet e tyre dhe thonë: “Ai është vërtet i marrë!1, (V) Ikhlasi (Kul Hue Allahu); (VI) El-Mau’dheteni (Dy Suret Mbrojtëse: El-Felek dhe En-Nas)…;

b. Lutjet e shumta me besim të palëkundur dhe duke menduar të mirën, drejtuar Allahut të Madhëruar dhe sidomos lutjet profetike të posaçme për të tilla raste, të cilat mund të gjenden tek mburoja e muslimanit;

Pret këtyre lutjeve janë p.sh. dy lutjet e rëndësishme në vijim:

“UĬIDHUKE BI KELIMEETIL-LAAHIT-TEEM-MEE-TI, MIN KUL-LI SHEJŤAANIN UE HEEM-MEH, UE MIN KUL-LI ĂJNIN LEEM-MEH / Të mbroj ty përmes fjalëve të plota të Allahut nga çdo shejtan dhe gjallesë e dëmshme dhe nga çdo sy dëmtues!2; në transmetim vjen se kjo është lutja me të cilën Profeti (Paqja qoftë mbi të!) lutej për mbrojtjen hyjnore për Hasanin dhe Husejnin dhe po me të Ibrahimi lutej për mbrojtje për Ismailin dhe Is’hakun (Paqja qoftë mbi të gjithë!).

“BISMIL-LAAHI URǨIIKE MIN KUL-LI SHEJ-IN JUËDHIIKE, MIN SHER-RI KUL-LI NEFSIN UE ÂJNIN ȞAASIDIN, ALL-LLAAHU JESHFIIKE, BISMIL-LAAHI URǨIIKE/Me emrin e Allahut të bëj rukje3 nga çdo gjë që të dëmton, nga e keqja e çdo shpirti (njeriu) dhe syri smirëzi, Allahu të shëron, me emrin e Allahut të bëj rukje!“4; në transmetim vjen se kjo është rukja që kryeengjëlli Xhebrail (Paqja qoftë mbi të!) i bëri Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!).

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kush ka probleme shendetesore te llojeve te ndryshme i preferoj qe:

Shënim: ajetet dhe lutjet mund të lexohen direkt por edhe mbi ujë, prej të cilit personi i marrë mësysh mund të lahet ose të pijë, sidomos në rastin kur nuk dihet personi që e ka marrë atë mësysh.

4. rukja (kurimi me fjalë dhe veprime mbrojtëse islame) që bëhet prej kuadrove muslimanë të besueshëm dhe të kualifikuar;

5. dhikri (përmendja) e shumtë e Allahut të Madhëruar dhe sidomos lutjet dhe përmendjet që bëhen në mëngjes dhe në mbrëmje;

6. forcimi i zemrës duke mos iu dorëzuar mendimeve negative si dhe të qenët i sigurt dhe larg çdo luhatje, se shërimi është tërësisht në dorën e Allahut të Madhëruar; se të gjitha gjërat që u përmendën, si: rukja, lutjet etj., janë vetëm shkaqe që bëjnë dobi vetëm me lejen e Allahut dhe se shërimi është vetëm në Dorën e Allahut dhe po kështu se e mira dhe e keqja janë peng i Vullnetit Hyjnor (varen tek dashja e Allahut të Madhëruar);

7. dëlirja (pastrimi) i vetvetes dhe ambienteve të shtëpisë nga të gjitha trajtat dhe llojet e mëkateve që tërheqin shejtanët dhe largojnë engjëjt, që është një çështje kundrejt të cilës tregohen të pavëmendshëm shumë prej muslimanëve dhe që konsiderohet prej shkaqeve më të mëdha të sprovimit me këto sëmundje.

Shënim: Një rukje (kurimi me fjalë dhe veprime mbrojtëse islame) të gatshme të dobishme për problemet e kësaj natyre, e gjeni në linkun në vijim:

RUKJA-KURIMI ME KURAN DHE LUTJE PROFETIKE

Allahu e di më mirë.

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

Categories

Archives