Saturday, 18/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A mund të na sqaroni në lidhje me të vërtetën e mësyshit dhe llojet e tij?

A mund të na sqaroni në lidhje me të vërtetën e mësyshit dhe llojet e tij?

Pyetje:


A mund të na sqaroni në lidhje me të vërtetën e mësyshit dhe llojet e tij?


 Përgjigjja:


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Syri [mësyshi/dëmi i fuqishëm që shkakton ai] është një realitet [që ndodh në të vërtetë dhe lë pasoja tek uni dhe malli i njeriut]. Nëse diçka do t’i paraprinte kaderit [pra dëmi i mësyshit dhe çdo gjë tjetër ndodhin pashmangshmërisht sipas paracaktimit hyjnor dhe nuk mund të dalin jashtë tij], ai do të qe mësyshi [pra theksohet vërtetësia e dëmit të fuqishëm të tij]; nëse u kërkohet që të laheni[për shkak se keni marrë mësysh dikë], duhet të laheni1; në hadith vjen përmendja e faktit se mësyshi si çdo gjë tjetër ndodh vetëm sipas paracaktimit hyjnor, si kundërpërgjigje ndaj arabëve që pretendonin se syri dëmton vetvetiu.

Po kështu Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Syri (mësyshi) e fut burrin në varr dhe e fut devenë në tenxhere2; pra e godet personin për vdekje dhe përfundon në varr, si dhe e godet devenë aq sa e shpie në prag të ngordhjes dhe për këtë e therrin dhe përfundon e gatuar në tenxhere.

Gjithashtu ai (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Më të shumtët që vdesin prej kombit tim (muslimanëve) janë prej syrit (mësyshit); dhe kjo vjen sipas vendimit[krijues] dhe paracaktimit [caktues] të Allahut3; muslimanët u graduan mes të gjithë kombeve të tjera me syrin e sigurisë, ndaj kur e mbuluan (perënduan) unin e tyre me pasione, u ndëshkuan me epideminë e mësyshit; përmes këtij hadithi u kërkohet muslimanëve që të bëjnë kujdes nga mësyshi duke u mbrojtur prej tij ashtu siç ka mësuar sheriati (ligji islam), pra me rukje4, kurim i cili duhet të jenë të bindur, se (ashtu si çdo shkak tjetër i ligjëruar) nuk bën dobi përveçse me lejen e Allahut të Madhëruar.

Dijetarët muslimanë janë të mendimit se llojet kryesore të mësyshit janë dy:

Lloji i parë: mësysh që shkaktohet nga syri njerëzor

Njerëzit mësyshmarrës i takojnë një prej tre kategorive:

1. Njeri që ka për qëllim të godas me mësyshin e tij dikë/diçka dhe ia arrin qëllimit.

2. Njeri që ka për qëllim që të godas me mësyshin e tij dikë/diçka dhe nuk ia arrin qëllimit.

3. Njeri që nuk ka për qëllim që të godas me mësyshin e tij dikë/diçka dhe pavarësisht kësaj ai e merr mësysh këtë frymor/send.

Kësisoj, është mëse e mundur që një person të marrë dhe merret mësysh, dhe ky i fundit (ai që merret mësysh) pasi ishte shëndoshë e mirë të sëmuret, ose që personi ta shohë një frymor që është i shëndetshëm dhe ky të lëndohet, ose ta shohë një send që është në rregull dhe pas këtij shikimi ai të copëtohet apo dëmtohet…

Ekspertët muslimanë të kësaj fushe theksojnë se teksa personi mund t’i shpëtojë shikimit të mësyshmarrësit, ndodh që ai të mos mundet t’i shpëtojë smirës së këtij të fundit; prandaj ata theksojnë se mësyshi i këtij konteksti mund të ndodh edhe kur personi që preket (goditet) nga ai është i pranishëm por edhe kur ai s’është i pranishëm. Ata thonë se personi mund të merret mësysh- sipas këtij konteksti të mësyshit- edhe përmes zërit, figurës/fotos dhe pamjeve, reale apo të filmuara, direkte apo jodirekte të tij; madje ata shkojnë më tej duke thënë se personi mund të merret mësysh edhe përmes përshkrimit e edhe prej të verbërit. Kjo do të thotë se mësyshmarrësi mund të vështrojë pamjen e një personi në terren (direkt) ose në televizion, apo mund të dëgjojë mbi cilësitë e tij dhe së këtejmi ta marrë mësysh atë.

Pikërisht në këtë kontekst Ibn El-Kajimi thotë: “Ndikimi i unit (shpirtit) të mësyshmarrësit nuk kufizohet vetëm me shikimin e frymorit/sendit që merr mësysh, por mundet që personi të jetë i verbër dhe pasi t’i përshkruhet diçka, shpirti i tij ta godasë atë edhe pse pa e shikuar. Shumë prej mësyshmarrësve marrin mësysh thjesht përmes përshkrimit dhe pa parë gjë.”

Lloji i dytë: mësysh që shkaktohet nga syri i xhindeve

Në lidhje me këtë të fundit (mësyshin që shkaktohet nga syri i xhindeve) Umu Seleme transmeton nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!): “Ai (Paqja qoftë mbi të!) pa në shtëpinë e saj një vajzë të vogël që kishte zbehje në fytyrën e saj[kishte një zonë në fytyrë me ngjyrë të ndryshme nga ngjyra normale e pjesës tjetër të fytyrës] dhe tha: “Kërkoni t’i bëhet rukje (kurim me përmendjen e Allahut), pasi ajo ka mësysh5; interpretuesit kanë thënë se me mësyshin këtu Profeti (Paqja qoftë mbi të!) synon se një vështrim xhindi e ka dëmtuar vajzën. Ndër dijetarët muslimanë thuhet se vështrimi i xhindit është më depërtues se maja e shigjetave.

Në një transmetim tjetër vjen se, “I Dërguari i Allahut thoshte: ‘EÛUDHU BIL-LAHI/Strehohem tek Allahu të më mbrojë’ nga syri (mësyshi) i xhindeve dhe pastaj nga sytë (mësyshi) i njerëzve.” Kur zbritën El-Mau’dheteni (Surja El-Felek dhe En-Nas), ai (Paqja qoftë mbi të!) i përdori ato (leximin e tyre) dhe i la të tjerat veç tyre.”6

Categories

Archives