Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A MË LEJOHET TË NOTOJ NË DETI GJATË SHTATZËNISË ?

A MË LEJOHET TË NOTOJ NË DETI GJATË SHTATZËNISË ?

deti

A MË LEJOHET TË NOTOJ NË DETI GJATË SHTATZËNISË ?

 

Kjo është një pyetje shumë e shpeshtë që më parashtrohet në facebook gjatë pushimeve verore. Noti është shumë i dobishëm për nënat e ardhshme. Nëse keni një shtatzëni të drejtë, dhe gjinekologe-ja ju ka lejuar pushimin në det, nuk keni kurrfarë arsye që të mos notoni.

 

Vetëm keni kujdes që uji të jetë i këndshëm (të mos jetë shumë i ftohtë apo shumë i nxehtë), gjithmonë hyni në ujë ngadalë dhe shkallë-shkallë adaptohuni me temperaturën e ujit.

 

Notoni lehtësisht, në stilin që ju pëlqen më së shumti, pa lëvizje të befasishme dhe pa lodhje.

 

Nëse ndjeni maramendje, neveri apo lodhje, menjëherë shkoni në hapsira të mbyllura apo në hapsira të freskëta sepse kjo mund të ju ndodh për shkak të temperaturave të larta.

 

Për fund dua të ju them se çdo veprim që e bëni në deti duhet të jetë në përputhje me rregullat (urdhërat) e Zotit tuaj.

Dr. Kosovare Kelmendi

Categories

Archives