Tuesday, 14/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A më do Allahu ? Mu kujtua kjo pyetje



A më do Allahu ? Mu kujtua kjo pyetje

Mu kujtua kjo pyetje.  Allahu i përmendi në Kuran cilësitë e atyre që i do.

Nisa t’i kujtoj në mendjen time në mënyrë që të gjeja përgjigjen në pyetjen time.
Pashë se Ai i do “të devotshmit”, ndërkohë nuk kam guxim ta llogarisë veten prej tyre.
Pashë se Ai i do “të durueshmit”, ndërkohë kujtova durimin tim të paktë.
Pashë se Ai i do “ata që bëjnë përpjekje në rrugën e Tij” ndërkohë kujtova përtacinë time.
Pashë se Ai i do “bamirësit” ndërkohë, sa larg jam nga ata.
Më pas ndalova të hulumtoj, u frikësova se nuk do e gjej veten në diçka me të cilën do të më dojë Allahu. Kontrollova veprat e mia, shumica e tyre të përziera me përtaci, mangësi e gjynahe.
Atëherë mu kujtua fjala e Allahut të Lartësuar: “Vërtet Allahu i do ata që pendohen dhe kërkojnë falje”
Atëherë mësova se e gjeta veten dhe të tjerët të ngjashëm si unë dhe nisa të them:
I kërkoj falje Allahut dhe Atij i pendohem
I kërkoj falje Allahut dhe Atij i pendohem
I kërkoj falje Allahut dhe Atij i pendohem!
Me shpresë që të fitojmë dashurinë e Tij!

Shejh Ali Tantavi









Categories

Archives