Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A lejohet vetëvrasja në islam!?

A lejohet vetëvrasja në islam!?

depresioni vetvrasja

Pyetje:
A lejohet vetëvrasja në islam!?

Përgjigje:

Vetëvrasja është prej gjunaheve të mëdha, dhe pa marrë parasysh mënyrën apo shkakun për të cilin ajo bëhet është i ndaluar veprimi i saj në islam.

Allahu,- xhele veala!,- ka thënë:

????? ???????? ????????? ????????????? ??????????? ????????? ???????? ?????? ???????? ???????? ???????? ?????????? ????????? ???? ???????? ???????? ????

” Kushdo që mbyt një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Dhe Allahu është pezmatuar në të; e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh”.
( Kur’an; Nisa: 93).

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

” Kush e vret veten me diçka, do të torturohet me të në zjarrin e Xhehenemit ku dhe do të mbetet përgjithmonë”.

Njëra nga shkaqet kryesore e cila dërgon njeriun të bëjë vetëvrasje është paaftësia e tij për t’i përballuar problemet dhe sprovat e kësaj dunjaje.

Ky njeri mendon se duke i dhënë fund jetës, do t’i japë fund problemeve të tij, gjë e cila nuk qëndron aspak me realitetin , sepse ai me këtë veprim nuk fiton asgjë pos që kalon nga shiu në breshër.

Nëse njeriu do të tregohet durimtar nuk do të vonohej momenti kur ndihma e Allahut,- xhele veala!,- do të vijë dhe problemet do të largohen, sepse është e pamundur që jeta e njeriut të vazhdoj tërë kohë njejt( qoftë lumturia ose mërzija).

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dita e nëntë
Tags:

Categories

Archives