Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A lejohet kryerja e mardhënieve seksuale gjatë periudhës së shtatëzanisë?!


A lejohet kryerja e mardhënieve seksuale gjatë periudhës së shtatëzanisë?!


 

Pyetje: I nderuari Hoxhë! A lejohet kryerja e mardhënieve seksuale gjatë periudhës së shtatëzanisë?!

Përgjigje:

Po, kryerja e mardhënieve seksuale gjatë periudhës së shtatëzanisë lejohet.

Allahu,- xhele veala!,- ka thënë:

 

” Gratë tuaja janë arat tuaja, dhe afroheni arave tuaja si të doni ”. (Kur’an; El Bekare: 223).

 

” Dhe të cilët i ruajnë organet e veta gjenitale, (5) përpos (në martesë) me gratë e tyre ose me skllavëreshat e tyre, (për këto) ata nuk janë të qortuar”. ( Kur’an; El Mu;minun: 5-6).

Me shprehjen ” gratë e tyre”, në ajetin e lartëpërmendur kuptojmë se në bazë burri e ka të lejuar të kryejë mardhënie seksuale në çdo kohë me gruan e tij, me përjashtim të atyre rasteve kur vjen argument i saktë dhe ndalon veprimin e ndonjë gjëje.

Andaj, themi se për kryerjen e mardhënieve seksuale nuk ka nevojë për ndonjë argument.

Mardhëniet seksuale ndalohen kur gruaja është në periudhën e menstruacioneve dhe lehonisë, derisa ajo të pastrohet.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se gjatë kësaj periudhe burri nuk mundet të kënaqet me pjesët e tjera të trupit të gruasë së tij.

Gjithashtu mardhëniet seksuale ndalohen të kryhen në vrimën anale, sepse ai është vendi ku dalin fëlliqësirat dhe papastërtitë.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Kirurgjia kozmetike
Tags:

Categories

Archives