Tuesday, 21/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A lejohet hedhja e ujit të nxehtë në tualet?



A lejohet hedhja e ujit të nxehtë në tualet?

Pyetje: A ka ndonjë hadith që ndalon të derdhet uji i nxehtë në tualet? Dhe a lejohet të thuhet “bismilah” për këtë?

Përgjigje: Lavdërimi i takon vetëm Allahut!
Derdhja e ujit të nxehtë në tualet apo në ndonjë vend tjetër, mund të dëmtojë ndonjë xhind. Kjo është diçka e njohur dhe e përhapur, ndaj duhet të ruhemi prej kësaj.

Shejhu Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Xhindi depërton tek njeriu për tri arsye:

1- Ndodh që xhindi ta dojë personin ndaj dhe depërton në trupin e tij, në mënyrë që të kënaqet me të. Ky lloj ndikimi është më i lehti dhe më i buti nga të tjerët.

2- Ndodh që njeriu ta lëndojë xhindin, kur urinon mbi të apo kur hedh ujë të nxehtë, apo kur vret ndokënd prej tyre, apo ndonjë lëndim tjetër veç këtyre. Kjo është më e rënda që xhindi mund t’i bëj njeriut dhe në shumicën e rasteve arrin deri në vrasjen e të sëmurit (të prekurit).

3- Ndonjëherë mund të ndodhë në formë loje dhe talljeje siç tallen njerëzit zakonisht me ata që kanë mbetur në rrugë” [Mexhmu Fetava: 13/82].

Në një vend tjetër Ibn Tejmije ka thënë: “Mund të ndodhë – depërtimi i xhindit në trup- nga inati që mund të kenë ndaj të sëmurit dhe kjo është më e shpeshta që ndodh; si psh: nëse i cënojnë disa njerëz, apo kur xhindët mendojnë se njerëzit i cënojnë qëllimisht, duke urinuar mbi disa prej tyre, apo duke u hedhur ujë të nxehtë, apo kur vrasin ndonjërin prej tyre. Në këtë rast, edhe pse njeriu nuk e di se është duke i cënuar (lënduar), ata kanë për ta lënduar, sepse tek xhindët dominon injoranca dhe padrejtësia dhe mund ta lëndojnë me më shumë se sa ai e meriton.” [Mexhmu Fetava: 19/40].

E kanë pyetur shejh Abdurrahman Berak (Allahu e ruajtë): A është transmetuar se duhet të përmendet emri i Allahut kur njeriu derdh ujë të nxehtë, apo kur rrëzohet fëmija apo diçka tjetër?
Përgjigja: Nuk më kujtohet që të jetë transmetuar pëlqyeshmëri në përmendjen e Allahut në gjërat që u përmendën.
Por duhet ditur se përmendja e Allahut, është prej shkaqeve (sipas transmetimeve dhe argumenteve që na kanë ardhë) që e largojnë shejtanin dhe i privojnë atë nga dëmi që mund të sjellë.
Siç është transmetuar përmendja e Allahut kur shtrihemi për të flejtur, kur hyjmë në shtëpi dhe kur dalim prej saj, apo kur hyjmë në xhami dhe kur dalim prej saj, apo edhe kur hyjmë në banjo.





Ndaj, shpresoj që të jetë gjë e mirë çka veprojnë njerëzit në këto raste siç u përmend edhe në pyetje, sepse derdhja e ujit të nxehtë e sidomos në disa vende që mund të jenë vendbanim për xhindët, është frikë që të ketë pasojë hakmarrjen.

Nëse njeriu e përmend emrin e Allahut dhe thotë: Bismilah (me emrin e Allahut) kjo do të jetë shkak që ai të jetë larg çdo të keqe që mund të vijnë prej shejtanëve.
Gjithashtu, nëse rrëzohet një i rritur apo fëmijë dhe përmend emrin e Allahut shpresohet që kjo të jetë shkak që të shpëtojë shëndosh e mirë nga lëndimi i shejtanëve.

Në mbyllje themi se përmendja e Allahut është gjë e mirë dhe është prej shkaqeve më të mëdha që mund të ruhemi nga e keqja e fshehtë apo e dukshme.” [Mexhmu fetava shejh Berak: faqe: 1].

Shejh AbdulAziz Sed’han ka thënë: “Kam qenë prezent në një ndenje ku po i lexohej Kuran një të sëmuri me xhind. Ai që po lexonte i tha xhindit që ndodhej në trupin e këtij njeriu: Pse ke hyrë në trupin e tij? Xhindi i tha: Ka derdhur ujë të nxehtë mbi njërin prej fëmijve të mi dhe e ka mbytur. Ai i tha: Porse ky nuk e dinte se në atë vend ndodhej fëmija yt! Xhindi i tha: Pse nuk e përmendi Allahun në mënyrë që të largohej ai? [Marrë nga shpjegimi i librit: “Thirrja në rrugën e Allahut dhe morali i thirrësit”].

Përktheu Ylli Rama





Categories

Archives