Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A lejohet gëlltitja pështymes kur je agjërueshëm?


A lejohet gëlltitja pështymes kur je agjërueshëm?


 

Lejohet gëlltitja e pështymës por është mekruh ta grumbullojë në gojë e pastaj ta gëlltisë. Ndërsa nëse arrin gëlbaza në gojë, nuk lejohet ta gëlltisë atë, qoftë ajo gëlbazë e ardhur nga barku, nga gjoksi, apo nga koka. Këtë mendim e kanë dhënë disa nga fukahatë e Hanbelive dhe këtë e ka zgjedhur si të saktë el al-lameh Ibn Baz, duke thënë:”E ka detyrë mashkulli apo femra që ta pështyjë, ta nxjerrë gëlbazën jashtë dhe të mos e gëlltisë”.

Thashë: Shejhu ynë, Ahmed en-Nexhmij, ka thënë:”Disa fukaha kanë bërë dallim mes gëlbazës që vjen nga gjoksi dhe asaj që vjen nga koka, dhe e konsideruan atë që vjen nga gjoksi si jo ndikuese në prishjen e agjërimit ndërsa atë që vjen nga koka e konsideruan ndikuese në prishjen e agjërimit. Por, duke medituar dhe parë me kujdes, vërejmë se që të dyja vijnë nga brendësia e trupit të njeriut dhe agjërimi nuk prishet veçse me diçka që vjen nga jashtë trupit të njeriut”.

Allahu është që jep sukses. Dikush nga dijetarët ka thënë se gëlbaza nuk është ushqim, as pije, e as e ngjashme me to, kështu që nuk ndikon në agjërim, por më e mira dhe më e sigurta është ta nxjerrë gëlbazën jashtë dhe të mos e gëlltisë, në mënyrë që të shpëtojë nga mendimet e kundërta që kanë dijetarët në këtë çështje.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Agjerimi perfitues i madh shendetesor thone shkencetaret

Categories

Archives