Sunday, 24/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A ke llogaritur ndonjëherë se sa shpërblime je duke fituar?

A ke llogaritur ndonjëherë se sa shpërblime je duke fituar?

 

kurani

Po nëse lexon më shumë,bëje llogari sa ke për të fituar!
Të nderuar muslimanë, a je prej atyre që falin 5 kohë namaz dhe lexojnë Kuran? Elhamdulilah! A ke llogaritur ndonjëherë se sa
shpërblime je duke fituar?

Es-selamu alejkum = 10 sevape

Es-selamu alejkum ve Rahmetullah = 20 sevape

Es-selamu alejkum ve Rahmetullahi ve berekatuhu = 30 sevape

A lexon Kuran?

Për një shkronjë që lexon nga Kurani, Allahu të shpërblen me 10 sevape.

-1 resht në Kuran ka 30-40 shkronja. 40 × 10 = 400 sevape

-1 faqe në Kuran ka 15 reshta. 15 × 400 = 6000 sevape

Do të thotë se nëse lexon 1 faqe Kuran në ditë ke fituar 6000 sevape.

Po nëse lexon më shumë, bëje llogari sa ke për të fituar!

A fal NAMAZ?

-Surja El-Fatiha (Elhami) ka 122 shkronja arabe.
122 × 10 = 1220 sevape.

-Suren El-Fatiha në 5 kohë të namazit e lexon 17 herë vetëm në farze. 17 × 1220 = 20740 sevape.

– Nëse falë edhe 12 rekat sunnet jashtë farzeve në ditë.
12 × 1220 = 14640 sevape.

20740 + 14640 = 35380 sevape ke fituar vetëm me Suren El-Fatiha që ke lexuar, e sa shpërblime do të fitosh kur lexon edhe Sure të tjera, edhe nëse janë të shkurta, por tek Allahu vlejnë shumë.

-E nëse di dhe lexon nga gjysmë ose nga 1 faqe në çdo rekat, kështu ke fituar më shumë se 80‘000 sevape.

A nuk është Allahu Bujar dhe shpërblen pa masë.
Mos i le këto shpërblime, a mos ke shumë sevape që i lë këta?!
„Nuk ka XHENNET pa NAMAZ“!

Vërtet midis njeriut dhe shirkut dhe kufrit qëndron lënia e namazit.“

„Lexoni Kuran, sepse në Ditën e Kiametit ai do të vjen dhe do të dëshmojë për ata të cilët e kanë lexuar atë (do të bëj shefat për ta).
“Kurani ka 604 Faqe.
604 × 6000 sevape = 3?624?000 sevape.
A ke bërë Haxhillëkun ose Umrën?

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ore osmane!

Vlera e namazit në Mekë dhe Medinë

1 NAMAZ në Qabe ka vlerë sa 100?000 namaze jashtë Qabesë

5 NAMAZE sikur me i falë 500?000 namaze

500?000 NAMAZE është si me i falë jashtë Qabesë më shumë se 270 vjet. 270 vjet për 5 namaze në ditë që ke bërë. A akoma po pret dhe nuk ke vendosur ta bëjnë Haxhillëkun ose Umren?!

1 NAMAZ në MEDINE është e barabartë me 1?000 namaze jashtë Medinës

5 NAMAZE sa 5?000 namaze. Do të thotë se për 5?000 namaze diku tjetër të duhen afër 3 vite që t’i falësh këta

(5 namaze × 365 ditë = 1825 namaze për 1 vit)

Llogariti ato ditë që qëndron në Meke dhe falesh në Qabe dhe në Xhaminë e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në Medine gjatë Haxhillëkut ose Umres sa shpërblime Allahu xheleshanehu të shkruan. Nxito dhe shpëtoje vetën. “Kurse për Haxhin e pranuar,nuk ka shpërblim tjetër përveç xhenetit.“ (hadith, transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

Llogaria e 1 njeriut 63 vjeçar

1 ditë = 24 orë. Njeriu 8 orë fle, 8 orë punon dhe 8 orë i ka të lira
(1 orë gjatë një dite ka bërë namaz) = 24 orë.

63 vjet e ndajmë në 3 pjesë. Kështu 21 vjet ka qenë në gjumë,
21 vjet në punë dhe 21 vjet i ka kaluar ashtu të lira, kurse me ibadet ndaj Allahut duke falur namaz i ka kaluar vetëm 3 vjet!

Ja Allah, na mundëso që të Të bëjmë sa më shumë ibadet, na i prano veprat tona, na fal, dhe me Mëshirën Tënde na fut në Xhenet! AMIN!

Categories

Archives