Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A ka ilaç për zemrën time?

A ka ilaç për zemrën time?

akailac

Një ditë një njeri kishte takuar dijetarin e njohur Sufjan Etheurin dhe i kishte thënë: “Jam duke vuajtur nga sëmundja e zemrës. Me jep një ilaç”.

Atëherë Sufjani i tha:

“Merri rrënjët e sinqeritetit, disa fletë të durimit, lëngun e modestisë dhe vendosi në enën devotshmërisë. Pastaj, shtoi asaj ujin frikë-respektit ndaj Zotit dhe vendose mbi zjarrin e pikëllimit për mëkatet e bëra. Në fund kulloji ato ne kullojën e “murakabes” (të ndiesh se Allahu të shikon kudo qe je) dhe në fund merre me dorën e vërtetësisë dhe pije nga gota e “istigfarit”.

Shpërlaje zemrën me vetëpërmbajtje nga gjërat e ndaluara dhe të dyshimta, largohu nga lakmia dhe pangopësia. Në këtë mënyrë, me lejen e Zotit, zemra jote do të shërohet”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si të jetosh i lumtur?

Categories

Archives