Sunday, 16/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A janë të lejuara të përdoren medikamentet kundër shtatzënësisë?



A janë të lejuara të përdoren medikamentet kundër shtatzënësisë?

Pyetje:
Selamun alejkum!
Kam një pyetje: desha ta di se a janë të lejuara të përdoren medikamentet
(barërat)  kundër shtatzënësisë? Nëse jo, tregoni pse?
Selamun alejkum!

Përgjigje:
We alejkumus selam!
Dijetarët islamë kanë dy mendime kryesore lidhur me përdorimin e mjeteve kontraceptive për pengimin e shtatzënësisë.

Një grup i vogël prej tyre mendojnë se nuk lejohet duke menduar se kjo gjë i përngjan abortit të vogël. Por, grupi më i madh i dijetarëve mendojnë se lejohet të ruhemi prej shtatzënësisë dhe i kanë argumentet më të fuqishme. Andaj në këtë kuadër, ata lejojnë përdorimin e të gjitha mjeteve që shërbejnë për këtë qëllim, qofshin ato edhe medikamente, me kusht që mos ta rrezikojnë jetën e femrës përdoruese.
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku