Sunday, 21/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

A i lejohet gruas të agjërojë pa lejen e bashkëshortit të saj?



A i lejohet gruas të agjërojë pa lejen e bashkëshortit të saj?

pyetje pergjigje
• TË DREJTAT E BASHKËSHORTIT • ..(12)
? Pyetjet e pjesës së parë ?
Pyetje:
A i lejohet gruas të agjërojë pa lejen e bashkëshortit të saj?
Përgjigje:
Këto janë të drejta që kanë të bëjnë me adhurimin. Gruas i lejohet të agjërojë kur bashkëshorti është i pranishëm vetëm nëse ai i jep leje për këtë, siç na rrëfen një hadith i saktë.

Agjërimi i gruas është dy llojesh: agjërimi farz (i detyrueshëm) dhe agjërimi nafile (vullnetar). Nëse bëhet fjalë për një agjërim i cili është farz, p.sh. për ditët e mbetura nga muaji i Ramazanit kur nuk ka më kohë për t’i shtyrë, është e drejta e saj t’i agjërojë, por nëse ka akoma kohë dhe burri vendos të ketë kontakt me gruan, asaj nuk i lejohet të agjërojë.
Nëna e besimtarëve, Aishja (Zoti qoftë i kënaqur me të), në një hadith të saktë ka thënë se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të) e ka urdhëruar atë që ta vonojë agjërimin dhe kjo është një çështje e ligjshme edhe për umetin e tij, pra që ata t’i urdhërojnë bashkëshortet e tyre që ta vonojnë shlyerjen e ditëve të Ramazanit, veçanërisht kur kanë frikë nga rënia në mëkat. Me këtë mendim janë dakord një pjesë e dijetarëve.
Për agjërimin e zotimit (nedhrit), kur ajo thotë “unë betohem në Allahun që nesër do të agjëroj”, dijetarët kanë rënë në kundërshti mes tyre nëse burri ka të drejtë apo jo ta ndalojë gruan e tij prej agjërimi.

Për sa i përket kësaj çështjeje, disa dijetarë kanë thënë se ai ka të drejtë që ta ndalojë atë nga ky agjërim dhe se gruas nuk i lejohet të agjërojë pa lejen e tij, duke u bazuar në hadithet që përcillen për këtë çështje. Ndërsa disa dijetarë të tjerë thonë se agjërimi i zotimit është detyrë njësoj si agjërimi i Ramazanit. Që të dyja qëndrimet kanë anët e tyre argumentuese.





Për sa i përket agjërimit nafile, gruas nuk i lejohet të agjërojë pa marrë leje nga bashkëshorti i saj kur ai është i pranishëm. Fjala i pranishëm do të thotë që ai të mos jetë udhëtar. Nëse bashkëshorti është në udhëtim, atëherë asaj i lejohet të agjërojë, por nëse ai është i pranishëm, ajo duhet të kërkojë leje prej tij sepse e drejta e shtratit është detyrë, ndërsa agjërimi nafile nuk është detyrë. Nuk lihet kryerja e një detyre për të kryer atë që është vullnetare. Allahu e di më mirë!
————————————————————–
Pjesë nga libri: “KODI I FAMILJES”
Autor: Muhamed el-Muhtar ESH-SHINKITI
————————————————————–