Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A është Skype operator i telefonisë mobile?


A është Skype operator i telefonisë mobile?


scyperRregullatori francez i komunikimeve i ka kërkuar prokurorëve të shtetit të hetojnë njësinë e re të kompanisë Microsoft, shërbimin e thirrjeve telefonike Skype, për të vlerësuar nëse i njëjti duhet regjistruar si operator i telefonisë, sipas ligjeve vendore.

Në debatin e kohëve të fundit në Francë, shtrohet pyetja se çka përbën një operator i telekomunikacionit dhe si të identifikohet një ndërmarrje e tillë në kohën digjitale.

Rregullatori francez i komunikimeve, i njohur me akronimin Arcep, tha se në disa raste kishte kërkuar nga Skype “ta deklarojë veten si operator i komunikimeve elektronike”, por tha se kompania amerikane nuk kishte ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.

Një kompani e telekomunikimeve ka përgjegjësi të caktuara, ka thënë rregullatori francez. Ajo duhet të mundësojë ri-drejtimin e thirrjeve në raste urgjente, si dhe të mundësojë përgjimin ligjor.

Arcep vuri në dukje se njerëzit mund të bëjnë thirrje nga një kompjuter ose telefon, përmes Skype, dhe kjo domethënë se ofruesi mundëson realizimin e thirrjeve në publik. / Telegrafi /

Një shkrim tjetër i dobishëm  iPhone 5S gati në shtator, ja si do të jetë ai

Categories

Archives