Friday, 20/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A është shenjë e Kijametit kjo?

A është shenjë e Kijametit kjo?

 Dalja e Dexhxhallit

Dexhxhalli është trazira dhe sprovimi më i madh në historinë njerëzore. Dexhxhalli është një person çifut , shenjë e Kijametit i verbër në njërin sy , në ballin e tij shkruan kafir (pabesimtarë).Emri Dexhxhall ka kuptimin genjeshtar i madhë sepse ai është mashtrues i cili do të mashtroi shumë njerëz e që disa to ta pranojnë edhe si zot .Ai do të pretendojë se është zot dhe do të bëjë gjëra të quditshme.Ai nuk lind fëmijë , është shum i shpejtë . Transmetohet në sahihun e Muslimit se Muhamedi a.s. u pyet për shpejtësin e Dexhxhallit në tokë e tha: ‘Sikurse shiun që e ndjekin erërat…’ Gjithashtu ai tregoi se Dhexhxhalli do të shkel në të gjitha vendët përveq ne Mekke dhe në Medine . Transmeton Ebu Umame se Muhamedi.a.s. tha: ‘…dhe nuk mbetet asnjë vend në tokë që nuk do ta shkelë, përveq Mekkes e Medines , kurdo që ai dëshiron të depërtojë nga ndonjë anë e tyre e ndalin atë melaiket (engjujt) me shpata të ndritura’. Ai do të bashkëpunoj më shejtanët , Transmetoi Ebu Umame se Muhamedi a.s. tha ‘…dhe nga sprovimet e tij (Dexhxhallit) është se kur i thotë ndonjë fshatari: Q’ka thua nese unë i ringjallë babain dhe nënën tënde ,, a do të deshmosh se jam zoti yt?! I thotë ai: Po atëherë i paraqitet një shejtan ne formën e babait e nënës së tij , e thotë : O biri im! Pasoje ate se ai është zoti yt’.

Urdhërave të Dexhxhallit i përgjigjen edhe materiet e ngurta dhe shtazet dhe po thuaj se çdo gjë sepse ashtu është caktuar për ti sprovuar njerëzit .

Vëndi i daljes së Dexhxhallit , transmetoi Termidhiu nga Ebu Bekri r.a. se Muhamedi a.s. tha : ‘Dexhxhalli do të dalë nga një tokë në lindje , i thuhet asaj Horasan, (është në lindje të Iranit në kufi më Afganistanin)’ , por ai muslimanëve do t’ju paraqitet kur të arrij në një vend mes Irakut dhe Sirisë , siç transmeton Muslimi nga En-Nuvas Ibn Seman se Muhamedi a.s. tha: ‘Ai do të dalë (në ballafaqim me muslimanët) në një vend mes Shamit (Sirisë së sotme) dhe Irakut dhe do të bëjë fesad djathtas e majtas , o robër të All-llahut përqëndrohuni’. Pra fesadi i tij kundër muslimanëve fillon nga vendi mes Irakut dhe Sirisë.

Të gjithë të derguarit i këshilluan popujt e tyre për Dexhxhallin kështu që edhe Muhamedi s.a.v.s. na ka porositur në shum hadithe që të ruhemi nga sprova e atij të mallkuari dhe mos të bijmë në lajthitje për asnjë moment kështu që transmetohet Se Muhamedi a.s. e kishte shprehi shumëherë të kërkojë ndihmë prej All-llahut nga sprovat dhe mundimet e Dexhxhallit , gjithashtu ai na ka urdhëruar që ta lexojmë fillimin e sures El-Kehf , e posaqerisht nese e arrijmë kohën e Dexhxhallit sepse kjo e mbron muslimanin nga ai i mallkuar . Dexhxhallin dhe pasuesit e tij do ti mbyt Isau.a.s. këtë do ta sqarojmë në shenjen e ardhshme .

Categories

Archives