Saturday, 20/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A është e vërtetë se uthulla e mollës lufton puçrrat në fytyre?



A është e vërtetë se uthulla e mollës lufton puçrrat në fytyre?

Ka shumë barna shtëpiake për të përmirësuar cilësinë e lëkurës.

Për më shumë lagështi të lëkurës provoni avokado, por ç’të themi për uthullin e mollës dhe puçrrat e fytyres, a tingullon kjo si një kombinim i çuditshëm?

Megjithatë, shumë njerëz argumentojnë se sa është e efektshme, kështu që ekspertët folën për këte temë.

“Megjithëse nuk është vërtetuar shkencërisht, kjo nuk do të thotë se nuk funksionon. Ende nuk ka studime që konfirmojnë efektshmërinë e uthullës së mollës kundër akneve, por acidi acetik në uthull të mollës ka vetitë antibakteriale. Me fjalë të tjera, ajo ka potencialin për të shkatërruar aknet nga rrënja “, tha Seal Shah, një dermatolog nga Nju Jorku.

Sidoqoftë, duhet të jeni të kujdesshëm kur praktikoni këtë trajtim në shtëpi. Uthulla e mollës mund të irritojë lëkurën dhe madje të shkaktojë djegie kimike.





“Para përdorimit duhet të jetë i holluar, dhe para se ta vendosni në fytyrë testoje në një vend të vogël në lëkurën tuaj nëse do të ketë reagime negative,” këshillon Dr. Shah.

Përzierni një të katërtën e uthullit të mollës dhe tre të katërtat e ujit. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, hollojeni edhe më shumë, pastaj vazhdoni trajtimin tuaj me një përqendrim më të fortë. Aplikoni përzierje në lëkurë me një shtupë pambuku. Lejo që të veproje për 15 minuta, pastaj pastroje atë.

Bëni këtë recetë një deri në tre herë në javë, dhe pas heqjes aplikoni një krem hidratues. Ju do të vini re efektet në një kohë të shkurtër.

Përfundimi është se uthulla e mollës është i i shkëlqyer për disa lloje të lëkurës, por për të tjerët mund të jetë shumë e fortë. Provoni se si funksionon për ju, kështu që nëse ka reagime negative, kaloni në trajtime të tjera më pak agresive kundër puçrrave në fytyre.

/Përkthim:shendeti.info/