Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A eshte e vertete se trupat e shehideve dhe pejgambereve nuk i hajne krimbat ?!


A eshte e vertete se trupat e shehideve dhe pejgambereve nuk i hajne krimbat ?!


varret

Eshte e vertete se trupat e shehidive dhe te Pejgambereve, nuk i hajne krimbat.

Transmetohet nga AbduRrahman Bin Sa’sa, se i ka arritur lajmi se Amr Bin Xhemuh dhe Abdullah Bin Amer, qe te dy ensar rane shehida diten e Uhudit.
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, i vendosi qe te dy se bashku ne nje varr.

Ne hilafetin e Muauijes radijAllahu anhu, erdhi uje i vershimit dhe mori nje pjese te varrit te tyre.

Atyre u hap nje grope tjeter qe te ua nderrojne varrin. Ata i gjeten te pa ndryshuar ne trup, sikur te vdisnin dje.

Njeri prej tyre ishte plagosur dhe kishte venduar doren e tij ne plagen e tij dhe u varros ne ate menyre.

Atij iu largua dora nga plaga e tij, pastaj ia leshuan ate, ajo u kthye ne vendin e njejte sikur qe ishte.

Ne mes dites se Uhudit dhe dites kur iu hap varri atyre, kishte 46 vite.” (Transmeton Maliku ne ”Mueta” dhe Ibn Sa’di ne ”Tabekat”)

Gjithashtu transmetohet nga Xhabir Bin Abdullahu radiallahu anhu, te kete thene: ”Kur Muauiju deshi qe te ece pusi Kadhime ne Uhud tha: ”Kush ka ndonje te vrare le te shkon tek i vrari i tij. 

Ata i nxoren te njome, lakoheshin, iu godit kemba e njerit prej tyre me nje hekur dhe i doli gjak nga ajo.” (Transmeton Ibn Mubareku ne )

Transmetohet nga Kajs Bin Ebi Hazimi, te kete thene: ”Disa nga familja e Talha Bin Ubejdilahut radiallahu anhu, tregojne se e kane pare ne enderr.
Talha i tha atij: ”Ju me keni varrosur ne nje vend ne te cilin me kane munduar ujerat, me largoni nga ai vend!

Ata e nxorren nga ai vend, si te ishte nje lekure e holle nuk kishte ndryshuar asgje nga ai, vetem disa qime nga mjekrra e tij.” 
(Transmeton Abdurrezaku ne ”Musanef”)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Perdorimi i barnave qe permbajne alkool dhe lende narkotike

Categories

Archives