Tuesday, 21/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e ke ditur?



A e ke ditur?

profesor

Ibn Abasi, radijAllahu anhu, thotë:

“Periudha mes Ademit dhe Nuhit ishte dhjetë shekuj, të gjithë ishin në islamin e pastër, dhe shirku i parë i cili ndodhi në tokë, ishte shirku që e bëri populli i Nuhit.

Në mesin e tyre ishin pesë njerëz të mirë, e ata janë:

Vedaja, Suva’a, Jegutha, Jeuka dhe Nesra, këta vdiqën dhe njerëzit filluan t’i vizitonin tek varrezat e tyre dhe ta kujtonin devotshmërinë e tyre, etj.

Por, shejtani i mallkuar ua dha një planë, që ta bënin nga një fotografi për secilin nga këta njerëz të vdekur dhe t’i kujtonin punët e tyre të mira përmes fotove.

Kështu vepruan populli dhe shejtani iu shkoi së dyti herë duke iu thënë:

Këta juve ju ndihmojnë kundër armiqëve tuaj, ju sjellin shiun, edhe kështu me rradh.





Lajthitën njerëzit me të madhe dhe filloi përhapja e shirkut tek populli i Nuhit alejhi selam.

Allahu i Madhëruar e dërgoi Nuhin alejhi selam, që t’u njoftojë se duhet adhuruar vetëm Allahu dhe aksush tjetër.”

 

nga arabishtja:

Suad B. Shabani

 





Categories

Archives