Sunday, 22/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e dini se cili njeri është më i keq se iblisi?



A e dini se cili njeri është më i keq se iblisi?

Thuhet se Iblisi erdhi te Faraoni dhe i tha: – A më njeh?

Faraoni iu përgjigj: – Sigurisht, ti je Iblisi i mallkuar.

Iblisi i tha: – Ti ma ke kaluar mua në një çështje dhe në një veçori!

Faraoni e pyeti: – Në çka ta kam kaluar unë ty?

Iblisi i tha: – Ajo është deklarata jote se je zot? Unë jam shumë më i vjetër se ti, kam dituri shumë më të madhe, jam dhe shumë më i fortë, por nuk guxova ta kryej një mëkat të tillë kundër Allahut.

Faraoni u përgjigj: – Ti ke të drejtë, por unë për këtë do të pendohem dhe do të kërkoj falje nga Allahu.





Atëherë Iblisi i mallkuar i tha: – Ngadalë! Kurrsesi mos e bëj. Banorët e Egjiptit tashmë të kanë pranuar si zot, nëse ti heq dorë nga kjo, edhe ata do të heqin dorë nga ti. Atëherë ata do ta pranojnë ndonjë nga armiqtë tu, do ta ndjekin dhe do ta adhurojnë. Pastaj ai do ta merr pushtetin dhe ti do të mbetesh i vetëm dhe i nënçmuar.
Faraoni tha: – E ke thënë të vërtetën, pra, nuk do të pendohem dhe nuk do të kërkoj falje. Por, më thuaj, a ka dikush në Tokë që është më i keq se ne të dy?

Iblisi u përgjigj: – Sigurisht po! Ai të cilit dikush i kërkon falje dhe i arsyetohet, kurse ky atë kërkimfalje dhe atë arsyetim nuk e pranon, ai është edhe më i keq se ne të dy!

Pershtati: Miftar Ajdini





Categories

Archives