Tuesday, 20/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

A duhet të shqetësoheni nëse i keni këto njolla të kuqe në trup?



A duhet të shqetësoheni nëse i keni këto njolla të kuqe në trup?

A keni vënë re ndonjë njollë të kuqe në lëkurën tuaj? Ato zakonisht shfaqen në gjoks dhe quhen “pikat ruby”. Ato janë shumë të zakonshme te njerëzit e moshës 40-45 vjeçare. Megjithatë, nganjëherë ato mund të shfaqen edhe gjatë adoleshencës.

Ata janë zgjerime të vogla të kapilarëve dhe mund të shpërndahen në të gjithë lëkurën ose të përqendrohen në zona të vogla.

Sipas dermatologëve, nëse ato janë të përqendruara në një zonë të vogël të lëkurës, ato mund të jenë tumoret beninje të vogla, shkruan revista shije.





A janë ato një shqetësim? Si mund të hiqen?
Këto pika nuk kanë natyrë kancerogjene dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar rreth tyre. Ato përfaqësojnë vetëm probleme të pakëndshme estetike dhe mund të zgjidhen zakonisht me disa produkte natyrale, që mund t’i gjeni edhe në internet.