Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A DONI T’JU SHTOHET FURNIZIMI?

A DONI T’JU SHTOHET FURNIZIMI?

A DONI T’JU SHTOHET FURNIZIMI? JEPNI HUA ALLAHUT!

Para tre vjetësh, shkova në vizitë te një motër e devotshme myslimane, e cila ishte e martuar dhe jetonte në një shtëpi shumë modeste, gjegjësisht, në një banesë të vogël. Më pas, për një kohë të shkurtër u ndërprenë vizitat tona, mirëpo vazhduan bisedat telefonike, pra, e lajmëronim njëra-tjetrën për të biseduar për ngjarjet e jetës sonë të përditshme. Ndërkohë, ajo më tregonte se gjendja e saj ekonomike kishte filluar të përmirësohej dhe se burri i saj kishte filluar të merrej me tregti.

Një ditë prej ditëve, vendosa të shkoj ta vizitoj përsëri, por këtë herë u mahnita nga ajo që pashë! Ajo kishte shtëpi të re luksoze, në një nga lagjet më të mira të Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite! Që nga momenti kur hyra brenda thosha: “MashAllah! TebarekAllah!” dhe sinqerisht u mahnita nga ajo që e pashë. Shtëpi luksoze, mobile të reja dhe pamje mahnitëse të enterierit të shtëpisë. Të gjitha këto kushtonin dhe s’ka mundësi t’i posedojë pos atij që ka të holla të shumta. Me këto fjalë nuk e kam për qëllim të pakësoj nga vlera e kësaj motre dhe burrit të saj, por gjendja e mëhershme e tyre ekonomike më bëri të habitem me atë që po shihja.

Pasi që kaluan disa çaste dhe u luta që Allahu t’i jep begati, më nxiti diçka që ta pyes se ku qëndron fshehtësia e përmirësimit të gjendjes së tyre materiale. Kurse ajo m’u përgjigj:

“SubhanAllah! Unë doja ta hapi këtë çështje me ty dhe të flasim, por, gjithsesi, mirë që më pyete e para. Ti e di se gjendja jonë materiale ishte e dobët, por unë, së bashku me burrin, sollëm vendim që ta vendosim një kuti në dhomën e fjetjes dhe për çdo ditë kur të zgjohemi të lëmë të holla në të, në mënyrë që t’i tubojmë dhe t’i japim lëmoshë. Nuk kishte rëndësi sa ishte shuma e tyre, një rial saudian, pesë, dhjetë apo njëqind. Qëllimi ishte të vendosim ca të holla në atë kuti dhe të bëhemi sikurse ata, për të cilët i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!, ka thënë se nuk ka ditë që nuk zbresin engjëjt prej Allahut dhe të thonë: “O Allah, jepi atij që jep dhe shkatërroja pasurinë atij që nuk jep!” Për çdo javë burri e merrte dhe e hapte kutinë, duke mos shikuar aspak se sa të holla janë tubuar brenda javës. I merrte ato dhe i vendoste në xhepin e djathtë dhe pas çdo namazi të xhumasë, i jepte si sadaka. Pasha Allahun, prej asaj dite që kemi filluar ta veprojmë këtë, risku jonë është shtuar dhe begatia e Allahut nga çdo anë na ka kapluar!”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Qentë endacakë dhe (pa)përgjegjësia

Allahu i Madhëruar thotë: “Kush do t’i japë Allahut një hua të bukur, që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish? Allahu e shtrëngon (riskun) dhe e liron; tek Ai do të ktheheni.”

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives