Friday, 17/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A dëshiron rehati në mendje, zgjërim të gjoksit qetësi të nefsit, zemrës dhe jetë të rehatshme?



A dëshiron rehati në mendje, zgjërim të gjoksit qetësi të nefsit, zemrës dhe jetë të rehatshme?

Allahu i Lartësuar thotë: “Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre.” (Ali Imran: 135)

Allahu i Lartësuar thotë: “Ti pra, lartësoje Zotin tënd duke falenderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është Mëshirues i madh.” (En Nasr: 3)

Allahu i Lartësuar thotë: “Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te Allahu, Ai e gjen Allahun falës e mëshirues.” (En Nisa: 110)

I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Kush e shpeshton istigfarin Allahu i Lartësuar do të ia lehtësojë brengat dhe do ta furnizojë nga nuk e mendon”.

I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Unë kërkoj falje te Allahu i Lartësuar dhe pendohem shtatëdhjetë herë në ditë”.
Këtë e ka vepruar i Dërguari i Allahut të cilit Allahu ia ka falur të gjitha mëkatet.





A dëshiron rehati në mendje, zgjërim të gjoksit qetësi të nefsit, zemrës dhe jetë të rehatshme. Bën istigfar sa më shumë.
A dëshiron që të jesh e fort në trup, shëndet të mirë, larg pengesave, dëmeve, sëmundjeve dhe fatkeqësive? Bën istagfar sa më shumë.
A dëshiron t’i largohesh dënimit, të jesh e mbrojtur prej fitneve? Bën istigfar sa më shumë.

A dëshiron që Allahu të jetë në ndihmën tënde, të begatojë me fëmijë të mirë dhe besimtarë, me pasuri të hallallit dhe rrisk të gjërë? Bën sa më shumë istigfar. A dëshiron që Allahu t’i falë mëkatet, t’i shtojë të mirat si dhe ta ngrejë gradën tënde? Bën istigfar sa më shumë.
Istigfari është ilaci yt i dobishëm dhe kurim i suksesshëm për t’u pastruar nga mëkatet, i Dërguari i Allahut na ka urdhëruar që gjithmonë dhe përgjithmonë të bëjmë istigfar ku thotë: “O ju njerëz kërkoni falje dhe pendohuni te Allahu se unë kërkoj falje te Allahu dhe pendohem njëqindë herë në ditë”.





Categories

Archives