Friday, 28/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

99 Emrat e Allahut

99 Emrat e Allahut

99 Emrat e Allahut

99 Emrat e Allahut

Transmetohet nga Ebu Hurejra të ketë thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.: “Allahu i ka
nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një, Ai është tek dhe e do tekun. Ai që i
numëron (mëson) këta emra të Tij, do të hyjë në Xhennet. Allahu është Ai,
përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër, Ai është: i Gjithëmëshirëshmi (Falësi i
të mirave), Mëshirëploti (i Mëshirshmi), Sunduesi, i Pastri (i Shenjti, i
Shndritshmi), Paqedhënësi (i Pastri pa të meta), Siguruesi, Mbizotëruesi,
Fuqiploti, i Gjithëfuqishmi, i Madhërishmi, Krijuesi, Filluesi, Formëdhënësi,
Gjithëfalësi, Mposhtësi, Dhuruesi, Furnizuesi, Zgjidhjedhënësi, i Gjithëdituri,
Shtrënguesi, Dhënësi (Çliruesi), Përulësi, Lartësuesi, Ngritësi, Nënshtruesi,
Dëgjuesi, Vështruesi, Gjykuesi, i Drejti, i Buti, i Gjithinformuari, Përdëllimtari,
Madhështori, Falësi, Mirënjohësi, i Larti, i Madhi, Ruajtësi, Ushqyesi,
Llogarimarrësi, Fisniku, Bujari, Vigjëluesi, Lutjepranuesi, Gjithëpërfshirësi, i
Urti, i Dashuri, i Lavdishmi, Ringjallësi, Dëshmuesi, i Vërteti, Përkujdesësi, i
Forti, i Pathyeshmi, Mbrojtësi, i Falënderuari, Gjithënjohësi, Nismëtari,
Rikrijuesi, Jetëdhënësi, Jetëmarrësi (Vdekjeprurësi), i Gjalli, i Përjetshmi,
Kreatori, i Nderuari, i Vetmi, i Domosdoshmi (Strehimtari), i Fuqishmi, i
Gjithëmundshmi, Përparuesi (Nismëtari), Paslënësi (Ai i Cili të vonon), i Pari, i
Fundit, i Dukshmi, i Padukshmi, Udhëheqësi (Drejtuesi), i Gjithëlartësuari,
Mirëbërësi, Pendimpranuesi, Ndëshkuesi (Ai që hakmerret), Mëkatfalësi, i
Dhembshuri, Pushtetmbajtësi, Atij i takon madhështia dhe nderi,
Drejtësidhënësi, Tubuesi, i Pasuri, Pasuridhënësi, Privuesi, Dëmsjellësi (Ai i Cili
jep dëmin), Dobiprurësi, Drita, Udhëzuesi, Shpikësi, i Përhershmi (i
Amshueshmi), Trashëguesi, Frymëzuesi (Udhëzuesi në të mirë), Durimtari”

Një shkrim tjetër i dobishëm  A e ke ditur?

Categories

Archives