Monday, 16/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

90% e femrave pre e dhunës


90% e femrave pre e dhunës


dhuna e gruasDhuna ndaj gruas është një problem kaq aktual saqë kërkon zgjidhje dhe mbrojtje të tëdrejtave të tyre. Pothuajse 90% e grave janë pre e dhunës në familje, shprehen zyrtarët që merren me mbrojtjen egrave. Dhuna në familje në Kosovë, sipas raporteve ndërkombëtare, është cilësuar si një problem mjaft shqetësues.

Nëse një femër është e dhunuar, abuzuar qoftë seksualisht qoftë fizikisht ajo menjëherë duhet të kontaktojë me një mjek. Mjeku, Bujar Gjikolli thotë për Radio Evropa e Lirë se për këtë çështje janë mbajtur ndër vite edhe trajnime.

“Edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit, ne jemi duke marrë mësime se si duhet qasur viktimave të dhunës. Por, për këtë fushë nuk duhet të ketë mjekë specialistë për shkak se kjo përfshin shërbime specialistike të të gjitha fushave, dhe mjekësia kosovare është në gjendje që ti trajtojë ato, por është çështje e qasjes. Si fenomen është mjaft i shprehur, por sa është i mbuluar shtrohet pyetja”.

“Andaj është e nevojshme të ngrihet vetëdija e institucioneve shëndetësore që merren me këtë problematikë. Andaj, përmes punës sa më korrekte të mjekëve ai kontribuon në zvogëlimin e pasojave dhe parandalimin e kësaj dukurie”, shprehet Gjikolli.

Derisa Xhulieta Devolli, zyrtare në departamentin e të drejtave të njeriut në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, ka bërë të ditur se numri igrave viktima për vitin 2012 është 1,021, derisa 800 nga to kanë qenë femra të abuzuara. /albeu/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Ministri Agani u takua me kryeministrin turk Erdogan

Categories

Archives