Tuesday, 25/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

9 Kushtet se si kryhet duaja?

9 Kushtet se si kryhet duaja?

duaja kushte

Për kryerjen e dua’së në mënyrën e duhur, duhen plotësuar këto kushte:

1- Drejtimi nga Kibla.

2- Pastërtia trupore.

3- Ngritja e duarve.

4- Të filluarit me falënderimin e Allahut dhe madhërimin e Tij.

5- Dërgimi i salavateve (në namaz) për Muhamedin, robin dhe të dërguarin e Allahut.

6- Pendimi dhe të kërkuarit e faljes.

7- Lidhja me Allahun dhe këmbëngulja në dua’.

8- Përmendja e emrave dhe e cilësive të Allahut si dhe njësimi i Tij.

9- Shoqërimi i dua’së me lëmoshë (sadaka) etj..

 

Përveç gjërave që u përmendën më sipër, personi që bën dua’ duhet të jetë i sigurtë se Allahu do t’i përgjigjet atij, për më tepër kur dua’ja bëhet duke iu drejtuar Allahut me emrin e tij më të madh (El-Ismul A’adhem). Për këtë, në një hadith të Abdullah Ibn Burejdes (nga babai i tij) transmetohet se Profeti alejhi selam ka dëgjuar një njeri duke thënë:

“O Allah, të lutem ma mundëso që të dëshmoj se nuk meriton të adhurohet kush tjetër veç Teje. Ti je i Vetmi, të Cilit i drejtohen të gjitha krijesat për ndihmë, që nuk ka lindur dhe nuk është i lindur dhe që nuk ka askënd ortak.” Më pas, Profeti alejhi selam tha: “Me të vërtetë, ai i është lutur Allahut me emrin e Tij më të madh. Nëse i kërkohet diçka me anën e këtij emri, Allahu e jep, e nëse i lutet dikush me të, Ai i përgjigjet.” Në “El-Sunen” dhe në sahihun e Ibn Habanit. 

Transmetojnë Ebu Daudi (1493), Ibn Maxheh (38580), Et-Tirmidhiu (3475) etj.

 


SHKEPUTUR NGA LIBRI “SEMUNDJA DHE ILACI”
AUTOR IBN KAJIM EL XHEUZIJE
PERKTHEU GENC PLUBMI

Një shkrim tjetër i dobishëm  A dëshiron që të të udhëzoj tek një thesar prej thesarëve të Xhennetit?

Categories

Archives