Saturday, 21/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

9 kontrollet më të rëndësishme për shëndetin


9 kontrollet më të rëndësishme për shëndetin


9 kontrollet

9 kontrollet më të rëndësishme për shëndetin që duhen bërë nga të gjithë:

1.Pap testi per femrat.
Dr. Sunesara shpjegon se nese jeni ne plan per te sjelle ne jete nje femije, duhet patjeter dhe ne menyre te domosdoshme qe paraprakisht te kryeni nje kontroll pap testi. Megjithate ai thekson se cdo femer duhet te bej nje kontroll te tille te pakten cdo dy vjet, me shpesh akoma me mire. Eshte nje kontroll i vlefshem i cili ndihmon per te parandaluar mjaft semundje.

2. Kontrolli i presionit te gjakut.
Ky kontroll duhet bere cdo nje here ne 6 muaj. Nese pasha juaj eshte 80-89 kg ajo duhet te jete 120-139. Nese
shikoni qe keni problem gjate kontrollit patjeter qe duhet te konsultoheni me mjekun. Nese vuani nga diabeti, kolesteroli I larte,problem me zemren, atehere ky kontroll duhet te behet me I shpeshte dhe te jete nen kontroll.

3. Kontrolli i lekures.
Kjo mund te behet cdo dite nepermjet kujdesit tuaj. Psh kur shkoni te beni dush, ose kur pergatiteni te visheni mund te kontrolloni lekuren e trupit tuaj per ndonje nishan te cuditshem, njolla etj. Nese vereni dicka te pazakonte
menjehere duhet te konsultoheni me dermatologun.

4. Kontrolli i kolesterolit.
Problemi i kolesterolit eshte bere nje nga semundjet e shpeshta qe e vuajne njerezit. Kryesisht personat te cilet ushqehen keq dhe nuk kane nje regjim ushqimor, konsumojne fast food jane me te prirur te kene nje shendet jo te mire dhe duhen patjeter te bejne nje kontroll te kolesterolit.

5. Kujdes i dhembeve.
Stomatologet shpesh theksojne qe cdo person duhet te bej nje kontroll tek denstisti (stomatologu) cdo 6-12 muaj. Kujdesi ndaj kontrollit oral dhe dhembeve ndihmon dhe ne eleminimin e parandalimin te shume semundjeve, te cilat perbejne rrezik per shendetin.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çfarë duhet të dini për tështimën?

6.Kontrolli i mineraleve dhe fortesise se kockave.
Ky kontroll eshte i detyrueshme kryesisht tek femrat, por jo vetem. Te cilat duhet patjeter te kontrollojne kockat per fortesine, qendrueshmerine etj, per te parandaluar problemet me osteoporozen dhe artritin.

7. Kontrolli i gjirit.
Cdo dite, secila femer duhet te kontrolloj gjijte e saj me nje prekje te lehte per te pare nese ka apo jo dicka
te pazakonte. Eshte mire te behet nje kontroll tek mjeku nje here ne dy vjet per gjirin. Semundja e kancerit te gjirit eshte nje nga me te perhapurat sot ne bote.

8.Test per organin genital tek meshkujt.
Te gjithe meshkujt duhet patjeter te bejen nje vetekontroll te organit te tyre, cdo dy jave. Eshte shume e thjesht shprehet Dr, Sunesara, mjafton dy gisht duke kontrolluar lehte, nese ju vereni dicka te pazakonte tek testikujt,ndiheni erera te keqija etj. Menjehere ne menyre te tille te konsulutoheni me mjekun.

9.Kontrolli i syve.
Secili prej nesh duhet patjeter qe cdo nje here ne vite te bej nje kontroll te syve. Eshte gjithmone mire kur i paraprihet rrezikut te semundjeve dhe akoma me mire kur je ishendetshem.

image_pdf
Tags:

Categories

Archives