Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

81 projekte për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Prishtinës

81 projekte për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Prishtinës

81 projekte për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Prishtinës

81 projekte nga 30 vende të ndryshme të botës kanë konkuruar në konkursin ndërkombëtar për projektin e ndërtimit të Xhamisë Qendrore të Prishtinës. Ekspozita me këto projekte është hapur sot dhe së shpejti do të përzgjidhet edhe projekti më i mirë për të filluar pastaj me ndërtimine xhamisë.

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, sot me rastin e hapjes së kësaj ekspozite ka thënë se sapo të përzgjidhet projekti më i mirë do të fillohet edhe me ndërtimin e xhamisë. Sipas tij, këto punime të ekspozuara kanë një arkitekturë të përzier nga vende të ndryshme gjë që lehtësojnë përzgjedhjen e projektit.

“Unë si Myfti i Republikës mund t’iu them që sot vërtet tash kur veç iu hodha një sy këtyre projekteve për herë të parë bashkë me ju edhe unë i pash, pra pash se ka pasur një interesim mjaft të madh ku janë mbi 81 projekte nga mbi 30 vende të ndryshme të botës. Siç po shihet se ka edhe një arkitekturë të përzier që na vijnë nga vende të ndryshme të botës që na bëjnë neve vërtetë të kemi mundësi që bashkërisht të gjithë të bëjmë edhe përzgjedhjen e projektit më të mirë dhe sa më shpejtë që është e mundur të startojmë edhe në ndërtimin e Xhamisë së Madhe apo Qendrore, për të cilën është pritur kohë të gjatë që me të vërtetë të nisim dhe të shohim që edhe besimtarët e kryeqendrës të kenë hapësirë më të madhe ku t’i kryejnë obligimet e tyre fetare”, ka thënëTërnava.

Ai ka shtuar se duhet të jemi shembull edhe në rajon se si duhet të jetohet njëri besim përkrah besimit tjetër dhe se si duhet të respektohet njëri tjetri pavarësisht besimit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Serbi: Sulm ndaj një xhamie në qytetin e Nishit

Xhamia Qendrore do të ndërtohet afër ndërtesës kryesore të PTK-së në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Kjo parcelë ishte ndarë nga Kuvendi Komunal i Prishtinës pas shumë kërkesave dhe protestave të besimtarve musliman.  /albtime/kohaislame

Categories

Archives