Wednesday, 24/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

”8” Receta mjekuese nga arrat të cilat mundë ti përgatisni vetë



”8” Receta mjekuese nga arrat të cilat mundë ti përgatisni vetë

Këtë vjeshtë sigurohuni që të konsumoni arra. Janë thesar i vërtetë i shëndetit, plot me antioksidantë dhe përbërës ushqimorë.

Mblidhini që sot, gjatë sezonës. Nga këto produkte ushqimore mundë të bëni përgatesa të shijshme kuzhine, por edhe preparate mjekuese të cilat do ruajnë shëndetin tuaj gjatë tërë vitit. Disa nga këto përgatesa mundë ti gatuani menjëherë, deri sa për disa të tjera duhet të prisni pranverën apo sezonën e re.

 

  1. Arrat në mjaltë për potencë dhe pjellori më të mirë

Arra është një afrodiziak natyral që përmban vitamina B1 dhe B2 të cilat trupit i japin energji, dhe elemente vitale të cilat janë me rëndësi për zhvillimin e gjëndrrave seksuale. Është i pasur me zink, i cili është i rëndësishëm për aktivitet seksual normak dhe për punën e prostatës.walnuts

Ka veprim të fuqizuar në kombinim me mjaltën, i cili gjithashtu ka substanca të bollshme të nevojshme për shëndetin reproduktiv të mashkullit.

Është e dëshmuar se asnjë preparat farmaceutik nuk mundë të krahasohet me këtë kombinim sa i përket efektivitetit të veprimit.

Në sasi të njejta përzijini arrat e bluara me mjaltën e gështenjave dhe konsumoni tre lugë të mesme të kësaj përzierje, 3 herë në ditë.

Për të arritë efektet e dëshiruara, mjekimi duhet të zgjasë së paku 20 deri 30 ditë.

Kjo përzierje është e dobishme edhe për tensionin e lartë të gjakut dhe te kokëdhembja.

 

  1. Përzierja për anemi

 

Me këtë përzierje mundëni aneminë dhe plogështinë.

Përgatisni përzierjen me gjysmë kilogrami mjaltë livadhi, gjysmë kilogrami arra të bluara dhe një limon. Të gjitha së bashku përzieni mirë dhe merreni një lugë caji pra të vogël cdo 3 deri 4 orë.

 

  1. Qumështi i arrave kundër të thatit në lukth

Qumështi i arrave është një ilaq që e ndihmon shërimin e të thatëve në lukth.

Për përgatitjen e qumështit hudhni 20 gram arra të bluara në 200 mililitra ujë të nxehtë.

Përziejeni mirë, filtrojeni dhe shtoni një lugë të madhe mjaltë.

Para cdo vakti të ushqimit merrni pesë deri gjashtë lugë të mesme të qumështit të arrave.

 

  1. Arrat jeshile për gjëndrrën tiroide

Arrat e reja jeshile janë të pasura me elemente kryesore për ndërtimin e hormoneve të gjëndrrës tiroide – me jod dhe tirozinë.

Në hulumtimet klinike është vërtetuar se vaji i arrave jeshile në mënyrë të theksuar rritë nivelin e tiroksinës.

Kjo përgatesë nga arrat jeshile është shumë e popullarizuar në mjekimin e hipotireozës me rrugë natyrale.

Në masë të njejtë përzini arrat jeshile të bluara (me madhësi të lajthijave), me mjaltë.0efa260340dac6fe





Lëreni në vend të errët 30 ditë. Merrni një lugë të vogël pra të cajit në ditë.

 

  1. Recetë për mbulimin e shenjave te vitiligo

Mblidhni arra jeshile pak para se të piqen.

Lyeni shenjat me anën e brendshme të lëvozhgës së arrave.

Tre ditë lyeni të njejtin vend me këtë lëng dhe keni kujdes që atë vend të mos e lani me ujë.

Arrat jeshile mundë edhe ti ngrini dhe ti ruani deri në sezonën e ardhshme.

 

  1. Caj nga gjethet e reja të arrave për pastrimin e gjakut

Caji nga gjethet e reja të arrës përdoret si mjet për pastrimin e gjakut.

Është një mjet i mrekullueshëm edhe kundër sëmundjeve të lëkurës, sëmundjes së sheqerit dhe verdhëzës, hemoroideve, parazitëve, cermës, ndërsa përshkak të sasisë së vogël të natriumit këshillohet për të sëmurët nga veshkat.

Gjethet pas mbledhjes duhet të thahen.

Përgatiteni cajin në mënyrën në vazhdim: dy lugë të mëdha të gjetheve të thara hudhini në 200 mililitra të ujit të ftohtë dhe ziejeni pesë minuta.Lišće je nakon branja potrebno osušiti.

Lëreni të mbuluar pesëmbëdhjetë minuta pastaj filtrojeni. Në ditë mundë të pini dy deri në tre gota.

 

  1. Mbulesa nga thekët e arrës kundër gjakrrjedhjes

Dy gota me thekë hudhini në një litër ujë të nxehtë dhe lërini ashtu dhjetë minuta.

Këtë përgatesë mundë ta përdorni për mbështjellje pra mbulim të gjakrrjedhjes, për hemoroide dhe për  shpërlarje vaginale.

 

  1. Pluhur për forcim të organizmit dhe shërim të plagës

Bluajeni levozhgën jeshilë të tharë.

Për forcim të organizmit, dezinfektim dhe shërim të plagëve merrni dy lugë të vogla të pluhurit duke e përzier me ndonjë lëng.

Për mbulesat e jashtme perzijini katër lugë të vogla në cajin e barit mijëfletësh dhe këtë vendoseni mbi plagë.

 

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)