Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

8 Keshilla per ata qe vuajn nga pagjumesia

8 Keshilla per ata qe vuajn nga pagjumesia

pagjumesia

Disa këshilla për të evituar pagjumësinë
A duhet të flemë njësoj gjatë gjithë jetës sonë? Ne shpenzojmë një kohë të madhe të jetës duke fjetur. Foshnjat flenë praktikisht 24 orë në ditë. Fëmijët e vegjël bëjnë dremitje të vogla. Të rinjtë dhe adoleshentët flenë nga 8-9 orë në natë, ndërsa të rriturit flenë 7-8 orë ose edhe më pak. Shumë persona më të moshuar kanë nevojë për më pak orë, ndoshte 5 ose 6 dhe gjithashtu kanë tendencën për ta pasur gjumin shumë të lehtë.

Çfarë është pagjumësia?
Termi pagjumësi i referohet paaftësisë për të fjetur ose për të qëndruar në gjumë për një kohë të gjatë. Kjo mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe ndikon shumë negativisht në jetën tuaj të përditshme. Studimet e fundit kanë treguar se nuk është i pakët numri i personave që vuajnë nga pagjumësia, ata përbëjnë 39% të popullsisë. Stresi, depresioni dhe shqetësimetjanë shkaqet kryesore që çojnë në pagjumësi. Sëmundjet e ndryshme janë një tjetër shkak i mundshëm dhe veçanërisht nëse ka dhimbje apo siklet.
Këshilla për personat që vuajnë nga pagjumësia:

1-Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.

2- Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.

3- Caj i ngrohtë me kamomil do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për të rënë në gjumë.

4-Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.

5-Sigurohuni që të jeni shumë rehat në shtrat. Shtrati vetë duhet të jetë i ajrosur dhe i ngrohtë.

6-Në dhomën tuaj krijoni një mjedis të qetë dhe të ngrohtë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ilaç popullore për kollë, bronkit dhe pezmatim të fytit

7-Mos shkoni në shtrat derisa të ndiheni të lodhur.

8-Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri.

Tags:

Categories

Archives