Saturday, 23/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

777 shtetas nga Maqedonia janë bërë gjermane

777 shtetas nga Maqedonia janë bërë gjermane

Sipas DW, numri më i madh i shtetasve janë me prejardhje nga Turqia, kurse është rritur numri i serbëve, malazezve dhe kosovarëve të cilët kanë fituar shtetësi gjermane

pasaporta gjermane

Nga gjithsej 112.300 qytetarë të huaj të cilët vitin e kaluar kanë marrë pasaportën gjermane, 777 prej tyre kanë qenë më parë shtetas të Maqedonisë.

Sipas DW, numri më i madh i shtetasve janë me prejardhje nga Turqia, kurse është rritur numri i serbëve, malazezve dhe kosovarëve të cilët kanë fituar shtetësi gjermane.

Në Gjermani, është viti i katërt me radhë, me të cilin rritet numri i shtetasve të huaj që pranojnë të marrin pasaportën gjermane.

Siç ka njoftuar shërbimi i statistikave të Gjermanisë, në vitin 2012 kanë marrë pasaportën gjermane 112.300 shtetas të huaj, thuajse 5 për qind më shumë se vitin paraprak.

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mesazhi i kreut të BFI-së Rexhepi për Fitër Bajramin

Categories

Archives