Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

7230 pune te mira per nje minute!!


7230 pune te mira per nje minute!!


el fatiha arabisht
Sureja El-Fatiha është sureja më e fuqishme në Kur’an.
Argument për këtë gjejmë në këtë transmetim:
Ebu Seid ibën el-Mu’ala,[radijallahu anhu] transmeton se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë :
“A të ta mësoj suren më të fuqishme në Kur’an para se të dalësh nga xhamia?” për shkak të namazeve që i falëm kaloj një kohë, pastaj unë e pyeta: O i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] , ti the se do të më mësosh suren më të fuqishme. 
Ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: është El-Fatihaja. Janë shtatë Methani (ajetet e përsëritura shpesh) dhe thelbi i Kur’anit që më është shpallur mua” ( Buhariu).

El-Hafidh në Fet-h thotë:
Me suren më të fuqishme mendohet se kur lexohet kjo sure, fitohet shpërblimi më i fuqishëm, edhepse suret e tjera janë më të gjata. Ajo është sureja më e lexuar ditën dhe natën, pasi robërit e Allahut duhet ta lexojnë në ç’do namaz dhe namazi është adhurimi më i mirë, adhurimi më i mirë shpërblehet me më të mirën.”

Allahu [Subhanehu ve Teala] e detyron ç’do musliman ta lexojë këtë më e pakat 17 herë në ditë (5 namzet farz).

I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Nuk ka namaz par atë që nuk e lexon El-Fatihanë” (Muslimi 394)

Një dijetarë ka thënë:
“Nëse e lexon suren El-Fatiah pa zë, e cila ka 122 harfe, fiton 1220 sevape (1220 x 10) pasi për ç’do harf shpërblehesh dhjetëfish. Psh: nëse lexon 6 herë, fiton 7320 sevape.”

I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kush lexon një shkronjnë nga Libri i Allahut , ka një sevap i cili vlerësohet dhjetë herë. Dhe unë nuk themë se Elif, Lam,Mim, është një shkronjë : Elif është një shkronjë, Lam është një shkronjë dhe Mim është një shkronjë.” (Tirmidhiu dhe Darimi –hasen sahih).

NË DITË : 7320 shpërblime duke lexuar 6 herë

Një shkrim tjetër i dobishëm  Prifti Isak, si u kthye në Islam?

NË MUAJ : 7320 x 30 = 219.600 sevape

NË VIT : 219.600 x 12 = 2.635.200 sevape

20 VJET: 2.635.200 x 20 = 52.704.000 sevape

Categories

Archives