Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

7 përfitime të mahnitshme shëndetësore nga shalqiri


7 përfitime të mahnitshme shëndetësore nga shalqiri


7 shalqiri

Kjo pemë duhet konsumuar, sepse është përgjegjëse për lloje të ndryshme të përfitimeve shëndetësore! Prandaj, konsumojeni atë këtë verë duke i shijuar disa nga këto përfitimet e mahnitshme shëndetësore:

1. Likopena
Likopena, e cila gjendet edhe në domate, është një karotenoid fitonutrinet që i jep një përmirësim të madh shëndetit kardiovaskular duke e përmirësuar shëndetin e eshtrave gjithashtu.

2. Citrulina
Citrulina është aminoacid të cilin organet tona mund ta konvertojnë në arginine. Nivelet e rritura të argininës kanë qenë të lidhura me shëndetin e përmirësuar kardiovaskular dhe qarkullimin e përmirësuar të gjakut. Nivelet e larta të argininës mund të jenë në gjendje ta parandalojnë grumbullimin e tepërt të yndyrës. Arginina gjithashtu është lidhur me një funksion më të mirë të veshkave, shërim të përmirësuar të plagëve, funksion të shëndetit imunitar dhe të hormoneve, dhe madje mund të ndihmojë edhe tek disfunksioni erektil.

3. Vitamina C 
A e keni ditur se në çdo fetë të shalqirit ka rreth 23.2 mg të vitaminës C? Përfitimet e vitaminës C janë të shumta dhe mund të përfshijnë parandalimin e defiçencës imunitare, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e syve, rrudhat, etj.

4. Kolina
Kolina, e cila gjendet në këtë pemë të shijshme, e ndihmon trupin tonë që ta luftojmë inflamacionin. Ajo gjithashtu na ndihmon të flemë më mirë, ta përmirësojmë kujtesën dhe të mësuarit, dhe ta përmirësojmë lëvizjen e muskujve.

5. Fibrat
Për shkak se shalqiri është i mbushur si me fibra ashtu edhe me ujë, ai bën çudira për sistemin tonë të tretjes duke na ndihmuar që të kemi jashtëqitje të rregullt pa pengesa.

6. Vitamina A 
Shalqiri përmban vitaminë A, e cila na ndihmon t’i mbajmë të shëndetshme lëkurën dhe flokët, mes tjerash.

7. Pak kalori 
Shumë njerëz gabimisht supozojnë se shalqiri ka pak kalori, sepse ka vetëm ujë dhe sheqer. Kjo nuk është e vërtetë! Derisa shalqiri ka vërtet pak kalori, ai është i mbushur me ushqyes të shumtë që na ndihmojnë të jemi të shëndetshëm – duke na mbajtur të hidratuar dhe brenda një niveli të shëndetshëm të konsumit ditor të kalorive.

Shalqiri është një pemë freskuese dhe një ushqim çudibërës për shëndetin tonë. Kjo pemë ka fuqi të pabesueshme shëruese dhe parandaluese, kështu që sigurohuni të përfitoni nga sezoni i shalqirit, sa është këtu!

Ju mund ta hani vetëm shalqirin, por gjithashtu mund të konsideroni ta përdorni shalqirin për të bërë sallatë shalqiri. Krem akulloreje me shalqi, lëng shalqiri, salsa shalqiri, limonadë shalqiri,  etj.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Fakte te mahnitshme per mangon
Tags:

Categories

Archives