Saturday, 23/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

7 lloje te Inteligjencave

7 lloje te Inteligjencave

Ne vitin 1983 Profesori i Harvardit Howard Gardner propozoi teorin ku Inteligjencen nuk e shikon si nje veti te pergjithshme apo gjenerale por e shikon ate si te ndara ne module specifike. Apo thene ndryshe egzistojn lloje te ndryshme te Inteligjences ku cdo njeri prej neve ka aftesi me te medha ne njeren prej ketyre module te Inteligjences sesa ne te tjerat.

Kete teori Gardner e propozoi te libri i tij i titulluar Frames of Mind. The theory of multiple intelligences:

Citim:
Ne kohen e psikometrikes dhe “sjelljes/behaviorist” eshte besuar se inteligjenca ishte nje entitet i vetem qe trashegohet, dhe qenia e njeriut fillimisht boshe mundet te trajnohet te mesoj qdogje, nese i eshte mundesuar ne menyre te pershtatshme.

Sot, nje numer i madh i kerkuesve konstatojne te kunderten, se egzistojn lloje te inteligjences te ndryshme, te pamvarura nga njera tjetra, cdo inteligjence ka forcen dhe kufijte e veta.

Pra, Gardner propozon keto 7 lloje te Inteligjencave:

1. Inteligjenca Vizuale/Hapësinore: Njerezit qe kan kete aftesi mendojn në aspektin e hapësirës fizike, siç bëjnë arkitektët dhe detarët. Ata jan shume te vetedijshem per hapesiren e tyre. Kan deshire te vizatojn, te bejne bashkimin e pjeseve te figurave, lexojne mapa, dhe “enderrojn me sy hapur”.

2. Inteligjenca Trupore-Kinestetike: E perdor trupin ne menyre efektive, siq jan valltaret ose kirurget. Kane kuptim te mprehtë per ndërgjegjësimin e trupit. Kan deshire levizjet, berjen e gjerave dhe prekjet. Ata komunikojn shkelqyeshem me gjuhen e trupit dhe mesojne nepermjet aktiviteteve fizike, luajtjen e roleve.

3. Inteligjenca Muzikore: Tregojn senzitivitet nga ritmi dhe zeri. Ata dashurojn muziken, por jan senzitiv nda zerave ne mjedisin e tyre. Ata munden te studiojne me mire nese kane muzik ne prapavije.

4. Inteligjenca Interpersonale : Kuptojn, bashkveprojn me te tjeret. Ky lloj i njerezve mesojn nepermjet bashkeveprimit. Ata kan shume shoke, kan empati ndaj te tjereve, dhe jan te “mencurit e rrugeve”. Ata mesojn nga aktivitetet e grupit, seminareve, dhe dialogeve.

5. Inteligjenca Intrapersonale: Te kuptosh interesat dhe qellimet e tua personale. Keta zakonisht jan te turpshem. Ata janë në një mendje me ndjenjat e tyre të brendshme; ata kanë dituri, intuitë dhe motivim, si dhe një vullnet të fortë, besim dhe mendime.

6. Inteligjenca Linguistike: Te perdorish fjalet ne menyre efektive. Keta nxenes kan aftesi te zhvilluara te degjimit. Kan deshire leximin, te luajne me lojra me fjal, krijimin e poezive dhe tregimeve.

7. Inteligjenca Logjike-Matematikore: Arsyetim dhe kalkulim. Mendojn ne menyre konceptuale, abstrakte dhe jan te afte qe te shohin lidhjet dhe patterns/modelet. Ata kan deshire te eksperimentojn, zgjedhin probleme, te pyesin per ceshtje kozmike.

Categories

Archives