Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

7 Dobitë e senutit

7 Dobitë e senutit

Dobitë e senutit

1. Pas kërkimeve shkencore që kanë bërë gjermanët kanë vërtetuar se senuti është një nga bimët më të dobishme për problemet e stomakut , për mos tretjen e mirë të ushqimit , për gazrat dhe fryrjen e barkut. Siç kanë vërtetuat se mund tu jepet edhe fëmijëve nën moshën 2 vjeç si qetësues për dhimbjet e barkut që shkaktohen nga gazrat.

2. Gjithashtu është i dobishëm për ndalimin e diarrese tek fëmijët.

3. Mund të përdoret edhe si qetësues nervor për fëmijët.

4. Është vërtetuar se senuti i shton qumështin nënave që u japin gji fëmijëve.

5. Është i dobishëm gjithashtu për problemet e frymëmarrjes. Sepse largon sekrecionet në rrugët e frymëmarrjes. Në europë ai përdoret në një numër medikamentesh për këtë qëllim.

6. Gjithashtu është i dobishëm edhe për gurët në veshka dh problemet e veshkave në përgjithësi.
7. Çaji i tij përdoret si gargara për infeksionin e mishërave të dhëmbëve, etj

Categories

Archives