Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

7 Dobi shëndetsore te vezëve


7 Dobi shëndetsore te vezëve


vezet

7 Dobi shëndetsore te vezëve:

Të hash vezë është mjaft e shëndetshme, ndërkohë që në opinion mendohet se nuk janë edhe aq të shëndetshme. E nëse je njëri prej atyre që beson kështu dhe nuk ha vezë rregullisht, ja ku keni 7 arsye pse vezët duhet të jenë rregullisht në menynë tuaj.

Opinioni i gjerë
Ashtu si e thamë më lart pra në opinion ekziston besimi se kolesteroli në të verdhët e vezës rrit nivelet e kolesterolit në trupin tuaj duke vënë shëndetin tuaj në rrezik. Por ja ku kemi lajmin e mirë për dashamirësit e vezëve: Hulumtimet përkrahin dobitë shëndetësore të vezës dhe disa studime duke përfshirë këtu edhe një të fundit, nuk kanë gjetur lidhje në mes të sulmit të zemrës dhe goditjes (pikës në tru) dhe konsumit të vezëve tek njerëzit e shëndetshëm.

Vezët = vitamina
Një vezë mesatare është e mbushur me disa vitamina esenciale për shëndet si vitamina B2 apo riboflavin – që ndihmon trupin të zbërthejë ushqimin dhe ta shndërroj në energji; vitamina B12 apo cobalamin është vitale për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut; vitamina A apo retino – që është shumë e mirë për shikimin tuaj; vitamina E apo tocopherol ndihmon në luftimin e radikalëve të lirë që mund të shkaktojnë dëme qelizore dhe të indeve, e që kjo mund të shpie te kanceri; vitamina A dhe B2 janë gjithashtu të rëndësishme për rritje të qelizave. Kështu që sigurohuni që fëmijët tuaj të konsumojnë rregullisht vezë.

Vezët ju japin mineralet esenciale
Vezët janë përplot me fosfor, hekur dhe zink. Këto minerale janë vitale për trupin tuaj. Njeriu ka nevojë për mjaft hekur dhe nëse nuk ke arritur të kesh aq sa duhet ju bënë të ndieni i pafuqishëm dhe i lodhur. Zinku mban sistemin e imunitetit tuaj në top formë dhe ndihmon trupin të kthej ushqimin në energji. Fosfori është i rëndësishëm për eshtra dhe dhëmb të shëndetshëm. Janë disa elemente tjera që i gjeni në vezë e që ju duhen në sasi të vogla e ato janë jodi, i dobishëm për prodhimin e hormoneve tiroide dhe selenit – një antioksidues që ndihmon të shkurtosh rrezikun ndaj kancerit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Plakja e lëkurës ndikohet nga shumë faktorë

Vezët jua zvogëlojnë rrezikun ndaj kancerit
Vezët janë një nga burimet më të mira të choline. Një vezë e madhe ka 33 për qind të vlerave që rekomandohen në ditë. Një studim i publikuar këtë vit ka zbuluar se gratë që konsumojnë shumë choline janë për 25 për qind më pak të rrezikuara ndaj kancerit të gjirit. Choline gjendet në të verdhët e vezës, kështu që mund të filloni të përgatisni omëletë të plotë e jo me vetëm të bardhët e vezës.

Vezët jua mirëmbajnë shikimin
Të verdhët e vezës gjithashtu janë përplot me yeaxanthin dhe lutein, që të dyja materie antioksidues që janë treguar se na mbrojnë nga degjenerimi muskulor. Kështu pra ti do mund të rrotullosh sytë edhe në të 80-at!
Hulumtuesit kanë zbuluar se të hash vezë në mëngjes ndihmon që të kufizosh konsumin e kalorive gjatë gjithë ditës, rreth 401 kalori. Kjo do të thotë se ju do arrini të humbni rreth 1.3 kg në muaj. Kjo ndoshta është për shkak se vezët ju ndihmojnë të ndiheni i/e ngopur për më shumë kohë dhe kështu të mos e teprosh me drekën apo të mos hash ushqime tjera deri sa të vijë koha drekës. Edhe pse vezët përmbajnë kolesterol ky është tjetër kolesterol nga ai që ke në trup. Është thjesht kolesterol dietal. Përkundër rekomandimeve shëndetësore të deritanishme nuk ka dëshmi që sugjerojnë se të hash vezë të rriten nivelet e kolesterolit në gjak.

Muskujt e barkut
Këto kokrra të vogla (vezët pra) përmbajnë një sekuencë të veçantë të aminoacideve që e bëjnë proteinën e vezës të lehtë për t’u absorbuar nga trupi juaj. Kjo do të thotë se një vezë e zier është ideale për riparim muskujsh pas një ushtrimi mundues.

Tags:

Categories

Archives