Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

7 bimët që shërojnë pagjumësinë

7 bimët që shërojnë pagjumësinë

 

Nuk arrini që gjatë gjithë natës të flini, përderisa jeni shumë të lodhur? Silleni nëpër shtrat, shikoni orën, por kurrsesi të keni gjumë në sy? Nëse kjo ju duket disi e njohur, është koha të provoni disa përgatitje bimore, të cilat do t’ju ndihmojnë që më lehtë të flini, të jeni më të freskët dhe në mëngjes të jeni shumë të kthjellët.

Livanda

Dy lugë me gjethe të livandës i përzieni me një gotë me ujë të vluar, e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Më pas, në formë çaji, e shtoni edhe një lugë me mjaltë. Çdo ditë konsumoni dy gota me këtë çaj, pak para se të shkoni në shtrat.Livanda është shumë e mirë për të hidratuar e pastruar lëkurat shumë të yndyrshme.
Nëse dhe ti ke lëkurë të tillë, në darkë, para se të dalësh, përziej një lugë argjile me 3 lugë vaj esencial livande. Shtrije këtë përzierje mbi fytyrë dhe shpëlaje pas 10 minutash.Livanda funksionon si hidratuese, anti-inflamatore dhe anti-mikrobike. Ajo përdoret dhe në aromaterapi, për efektin e saj qetësues për sistemin nervor.
Si ta përdorësh: shtoji 3 pikë vaj esencial livandoje kremit tënd të zakonshëm dhe masazhohu nga këmbët deri tek dekolteja. Është një ilaç shumë i mirë kundër lodhjes. Kështu do të flesh si një bebe dhe ditën tjetër do jesh më i/e freskët se kurrë.

Livanda është një bimë evergreen (e gjelbër gjatë gjithë vitit). Zbulimin e vetive të saj e bëri rastësisht një farmacist francez që zhyti dorën e djegur në një enë me vaj livandoje dhe dora iu shërua.

Limoni
Zieni dhjetë lugë me lëvore të limonit me një litër ujë. E lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Para se të flini mbushni vaskën me ujë të ngrohtë, shtoni gjithë çajin dhe futuni dhe qëndroni për 20 minuta.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dobitë e Kistit Indian

Nana
Gjashtë deri dhjetë qese të këtij çaji i përzieni me vaj luledielli. Përbërjen e mbani të mbyllur në një enë prej qelqi. Me këtë përbërës lyeni kapakët e syrit sa herë që mendoni se kini vështirësi me gjumin, jeni të nervozuar apo jeni të stresuar.

Aguliçet (Primulaceae)
Rrënjët e aguliçes i imtësoni shumë. Më pas i vendosni në ujë të vluar. Çdo ditë konsumoni nga dy gota.

Hikërrori (Fagopyrum esculentum)
Një lugë me hikërror e zieni me ujë për një minutë, më pas e lini të qëndrojë për 10 deri 15 minuta. Konsumoni dy-tri gota brenda ditës.

Meli
Zieni një gotë qumësht me dy lugë meli të thatë. E lini të qëndrojë për pesë minuta e më pas i shtoni edhe mjaltë. E konsumoni para se të shkoni të flini.

Murrizi i kuq
Përzieni një lugë me gjethe të thara të murrizit të kuq me gjysmë luge balsam. E zieni dhe e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Çdo ditë konsumoni nga tri gota.

Përshtati: Mjekësia Islame

Categories

Archives