Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

7 arsye të mira për ta konsumuar lulelakrën

7 arsye të mira për ta konsumuar lulelakrën

Nëse kjo perime nuk është aq shpesh në tavolinën tuaj të bukës, atëherë do të duhej ta ndryshonit këtë shprehi.

1. Lulelakra është perime e cila nuk përmban yndyrë dhe natrium. Me konsumimin e rregullt të saj zvogëlohet rreziku nga shfaqja e kancerit.

2. Kjo perime përmban vitamina B1, B2, B3, B5, B6 dhe B9, minerale dhe fitokemikate të dobishme. Është burim i mirë me fibra, proteina, fosfor, kalium dhe posedon sasi të lartë me vitamina C.

3. Lulelakra përmban kalium, mineral ky i cili është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e eshtrave dhe muskujve.

4. Pos kësaj, në këtë perime gjenden substancat që parandalojnë zhvillimin e qelizave të kancerit.

5. Konsumimi i rregullt i lulelakrës parandalon dëmtimin e organizmit gjatë veprimit të radikalëve të lirë, sepse përmban antioksidues të fortë.

6. Lulelakra ndikon mirë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të kancerit.

7. Në lulelakër gjenden edhe shumë vitamina K si dhe aminoacide Omega 3, që zvogëlojnë infeksionet. Me konsumimin e rregullt të lulelakrës zvogëlohet rreziku për t’u prekur nga artriti, mbipesha dhe diabeti.

Një nga perimet më interesante të stinës së dimrit është lulelakra.

Edhe Mark Twain dikur pati thënë se lulelakra është një lakër me edukim.

Megjithëse hyn në familjen e lakrave, atë sot mund ta gjejmë në ngjyra të ndryshme; portokalli në të bardhë, të gjelbër e vjollce.

Është e paimagjinueshme se sa të shëndetshme janë këto perime. Kanë shumë pak kalori – një kokë lulelakre mesatare përmban 150 kalori dhe një e madhe ndoshta rreth 200 kalori.

Lulelakra, sipas ekspertëve të ushqimit, mund të zëvendësohet shumë lehtë me patatet. Madje, kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ulur nivelin e kalorive në ushqimin tuaj. Ajo mund të shërbehet e freskët, apo edhe e zier. /FermaIme/.

Categories

Archives