Tuesday, 25/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

7 arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur

7 arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur

Nuk pini ujë mjaftueshëm-Dehidratimi i trupit redukton presionin e gjakut. Kjo do të thotë se zemra pompon më ngadalë dhe redukton shpejtësinë me të cilën oksigjeni dhe elementet ushqyes arrijnë në organizëm dhe muskuj.

Nuk merrni mjaftueshëm hekur-Mungesa e hekurit na bënë të ndihemi më të dobët dhe të acaruar. Shkakton edhe vështirësi në përqendrim. Hekuri gjendet në ushqime si mishi, fasulet, spinaqi, veza, lajthitë etj.

Të fiksuar pas perfeksionit- Ideja për të bërë gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme, bënë që të punoni më shumë, me më shumë vështirësi dhe të stresoheni. Vendosini vetes disa limite.

Kapërceni mëngjesin- Edhe gjatë kohës që flini trupi përpunon dhe harxhon kalori. Për këtë arsye në zgjim, keni nevojë për ushqime të tjera të cilat t’iu japin energji për ta përballuar ditën me energji.

Hani keq- Ngrënia e ushqimeve të shpejta dhe të fast food, nuk ndihmon aspak për tu çlodhur. Madje këto ushqime shkaktojnë ndjesi dobësie.

Mendoni për punën edhe gjatë kohës së lirë- Kontrolloni vazhdimisht email edhe në kohën e lirë, telefononi shpesh dhe gjithë bisedat sillen rreth punës. Kjo është gjëja më e gabuar e mundshme, e cila redukton energjitë. Një pushim total iu bënë më energjik dhe kreativ.

Abuzoni me kafeinën- Konsumimi deri në dy apo tre filxhanë kafe në ditë është përballueshëm. Por teprimi me pirjen e saj shkakton probleme serioze. Këshillohet që kafja të eliminohet tërësisht gjashtë orë para gjumit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pijet energjike, rrezik për shëndetin e adoleshentëve
Tags:

Categories

Archives