Saturday, 15/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

7 arsye pse duhet të hani vezë rregullisht



7 arsye pse duhet të hani vezë rregullisht

Ndihmojnë për të humbur peshë- Ndonëse përfshihen në një regjim ushqimor të shëndetshëm, vezët nuk kanë shumë kalori, madje ndihmojnë për të humbur peshë.

Përmbajnë vitamina dhe minerale të shumta, të cilat na furnizojnë me energji.

Proteinat e vezëve janë të lehta për tu absorbuar dhe favorizojnë krijimin e masës muskulore.

Vezët janë ndër ushqime që ngopin më shumë dhe për rrjedhojë reduktojnë ankthin prej urisë. Një kokërr vezë ka vetëm 77 kalori.

Reduktojnë lodhjen- Konsumi i tyre në mëngjes na ndihmon që të mbajmë nën kontroll lodhjen dhe të ndihemi të ngopur gjatë ditës.

Prania e pakët e yndyrës dhe aminoacideve shërben për të rritur energjinë, duke përmirësuar produktivitetin fizik dhe mendor. Përmbajnë vitaminë B12, një element ushqyes i cili favorizon transformimin e karbohidrateve në energji.

Mbrojnë shëndetin e syve- Përfshirja e vezëve në regjimin tonë ushqimor është njëlloj si të kujdesesh për sytë. Bëhet fjalë për një burim të rëndësishëm të luteinës dhe zeaksatinës, dy substanca që luajnë rol të rëndësishëm antioksidant dhe reduktojnë rrezikun e verbimit.





Përmbajnë sasi të madhe të vitaminës A, një element shuam i rëndësishëm për të parandaluar problemet me shikimin, shkruan noa.al.

Forcojnë sistemin imunitar- Konsumi i rregullt i vezëve përmirëson sistemin imunitar, duke bërë të mundur luftimin e mikroorganizmave patogjenë që sulmojnë trupin.

Vezët përmbajnë vitaminë A, B, D, E, K dhe minerale si seleni, fosfori, kalciumi dhe zinku.

Forcojnë kockat- Duke konsumuar këtë ushqim me shpeshti, stimulohet fortësia e kockave dhe shëndeti i tyre. Konsumi i rregullt i tij, stimulon densitetin e kockave.

Vezët përmbajnë vitaminë D, i cili stimulon absorbimin e kalciumi nga kockat.

Këshilla ideale është që ta konsumoni nga 3 në 5 herë në javë. /a.y/noa.al