Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

6 Simptomat serioze mjekësore

6 Simptomat serioze mjekësore

mjeku

Disa nga simptomat mjekësore janë paralajmërime që ju duhet kushtoni kujdes të menjëhershëm.
Mëso për të njohur ato, munden të shpëtojnë jetën tuaj.
Dr. Neil Shulman, dr.Jack Birge, dhe dr.Joon Ahn. Të tre mjek Gjeorgjian, janë autorë të librit sinjale paralajmëruese të trupit tuaj.

1. Paraliza e krahëve apo këmbëve, ndjesi shpimi gjilpërash, mpirje, konfuzion, marramendje, shikim i dyfishtë, keq shqiptim I fjalëve , vështirësi në gjetjen e fjalëve, apo dobësi, veçanërisht në njërën anë të fytyrës apo trupit.
Këto janë shenja të sulmit – ose një “pike në tru” – në të cilin arteriet me oksigjen që furnizojn trurin bllokohen ose çahen, duke shkaktuar që indet e trurit të vdesin.
Simptomat varen se cila zonë e trurit është e përfshirë. Nëse një enë e madhe gjaku bllokohet, një zonë e gjerë mund të preket, kështu që një person mund të ketë paralizë në njërën anë të trupit dhe humb funksionet e tjera, të tilla si të folurit dhe të kuptuarit. Nëse një enë e vogël është e bllokuar, paraliza mund të mbetet e kufizuar në një krah ose këmbë, apo edhe fytyrë. Nëse keni simptoma, telefononi 911 menjëherë dhe për të marrë një dhomë të urgjencës që ofron terapi goditëse ndaj mpiksjës gjakut për shkak të bllokimit të enëve gjakut. Trajtim i tillë, i cili shkrin mpiksjen e gjakut në enët e bllokuara, duhet të jepet brenda tri orëve të para pasi të fillojnë simptomat, por trajtimet më të reja mund të punojnë brenda një harku kohor më të gjatë. Koha është urgjente; trajtimi i shpejtë potencialisht mund të ndalojë vdekjen e indeve të trurit para dëmtimit të përhershëm të trurit. “Është si orë kohe që troket, kur ju mund të shëroheni plotësisht,”.

2. Dhimbje ose shqetësim gjoksi, dhimbje në krah, nofull, ose qafë; djersë të ftohta; dobësi ekstreme; tug/neveri; vjellje; ndjenja e dobësisë; ose frymëmarrje të shkurtëra.
Këto janë shenja të sulmit në zemër. Nëse ju keni disa nga këto simptoma, telefononi 911 menjëherë dhe të shkoni në dhomën e urgjencës me ambulancë. Pacientët të përtypin një aspirinë (jo ata nëse janë alergjik ndaj aspirinës) për të ndihmuar parandalimin e dëmtimit muskulit të zemrës gjatë një sulmi në zemër. Jo çdo njeri që ka një sulm në zemër ndjen dhimbje gjoksi ose presion ose një ndjenjë të keqtretjës. Disa njerëz, sidomos gratë, të moshuarit dhe personat me diabet, kanë sulme “pa dhimbje” në zemër. Duke qenë të vetëdijshëm për shenjat sulmi zemrës “pa dhimbje” janë vendimtare: simptomet mund të përfshijnë dobësi, marramendje papritura, rrahura zemrës, shkurtim frymëmarrjes, djersitje të rënda, një ndjenjë ndodhisë kërcnuese, tug/neveritje, dhe të vjella. Është e rëndësishme për të mësuar shenjat e sulmit në zemër dhe për t’i kuptuar në kontekstin e tyre. “Gjithkush që ka dhimbje nofulle’’. Ju nuk duhet menjëherë të nguteni dhe të thoni, ‘Unë kisha një sulm në zemër,”. “Por nëse ju gjithashtu keni djersitje dhe ju keni disa nga këto simptoma të tjera – shkurtim frymëmarje dhe kështu me radhë – atëherë kjo ju paralajmëron se diçka shumë më serioze po ndodh.”

3. Tendosje dhe dhimbje në pjesën e pulpës këmbës tuaj, dhimbje gjoksi, shkurtim frymëmarjes, ose pështyrje gjakut.
Këto janë simptomat e një mpiksje gjaku potencialisht të rrezikshme në këmbën tuaj, sidomos nëse ato vijnë pasi ju keni qenë ulur për një kohë të gjatë, të tilla si në një aeroplan apo gjatë një udhëtimi të gjatë në makinë. Këto shenja mund të shfaqet edhe në qoftë se ju keni qenë shtrat pas operacionit. “Çdokush është i prekshëm”. Mpiksjet e gjakut të tilla janë më të zakonshme se shumica e përceptimeve njerëzve dhe mjekëve. Gjaku më shumë gjasa mblidhet në këmbët tuaja, kur ju jeni ulur ose shtrirë për periudha të gjata kohe, në krahasim me qëndrimin këmbë dhe ecurit. Nëse një mpiksje gjaku formohet në këmbën tuaj, pulpa e këbës tuaj mund të ndjehet e ajtur, e dhimbshme, dhe e tendosur në të prekur. Nëse ju keni dhimbje papritura gjoksi ose shkrutim frymëmarrjes, një pjesë e mpiksjes gjakut mund të jetë këputur dhe udhëtoj përmes qarkullimit të gjakut në mushkëritë tuaja. Kjo gjendje mund të jetë kërcënuese për jetën, kështu që të merrni një dhomë të urgjencës, pa vonesë, nëse keni ndonjë përvojë nga këto simptoma.
4. Gjaku në urinë pa dhimbje shoqëruese.
Çdoherë kur ju shihni gjak në urinë tuaj, telefononi mjekun tuaj menjëherë, edhe në qoftë se ju nuk keni dhimbje. Gurët në veshka apo një infeksion i fshikëzës apo prostatës janë shkaqet e zakonshme të gjakut në urinë. Por këto probleme janë zakonisht të dhimbshme apo të pakëndshme, të cilat i dërgon njerëzit tek mjeku menjëherë. Në të kundërt, kur njerëzit të shohin gjak në urinë e tyre, por nuk ndjejnë dhimbje, disa mbajn qëndrimin “pres dhe të shoh”, veçanërisht në qoftë se ata kanë vetëm një episod. Por ju nuk duhet të keni këtë qëndrim. Mungesa e dhimbjes nuk do të thotë munges të seriozitetit. Kanceri i veshkave, kanalit urinës, fshikëzës, ose të prostatës mund të shkaktojë gjakderdhje në traktin urinar; kur këto kancere janë të vogla mjaftueshme për të kuruar, ata mund të mos shkaktojnë dhimbje. Pra, mos e lë të ikë këtë shenjë të rëndësishëme sepse, gjaku në urinë mund të jetë e vetmja informatë për një diagnozë të hershme.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Bazat e dhimbjes se kokes

5. Simptomat e astmës që nuk përmirësohen apo bëhen më keq.
Sulmet e astmës janë shënuara me fishkëlim ose vështirësi në frymëmarrje. Kur një sulm nuk përmirësohet apo përkeqësohet, një pacient duhet të marrë kujdesin emergjent. Nëse një sulm astmatik nuk trajtohet, mund të çojë në lodhje të rënda muskujve gjoksit dhe vdekje. Disa njerëz me astmë vazhdueshme hezitojn për të shkuar në dhomën e urgjencës, sepse ata kanë shkuar aq shumë herë më parë, ose ata kanë nevojë për dikë që t’i dërgoj sepse ata janë me shumë frymëmarrje shkurtëra. Pra, në vend që të kërkojnë kujdes, ata përpiqen të varen në mur, edhe në qoftë se ata kanë nevojë për doza të larta të thithëse barit ose duke përdorur një pajisje për të matur se sa mirë ata hudhin ajrin nga mushkëritë e tyre. Sepse astma bën frymëmarrjen e vështirë, muskujt e frymëmarrjes mund të lodhen dhe vëllimi ajrit të shkëmbyer me mushkëri do të ulet. Si rezultat, niveli i oksigjen bie, ndërsa nivelet e gjakut të dioksidit karbonit rriten. Dioksidi karbonit në gjak derisa rritet ka një efekt qetësues në tru, e cila mund të shkaktojë që ju të ndiheni edhe I përgjumur. Ju mund të humbasni motivimin ose energjin për të marrë frymë. Një person me astmë që duket të jetë më i lehtësuar, të cilët duken se nuk do të luftojnë më për frymë – edhe pse ata kanë qenë në atë gjendje vështirë paraprakisht – në fakt mund të jenë më keq. Kjo mund të jetë një shenjë e lodhjes frymëmarrjes. Përfundimisht, personi mund të ndaloj frymëmarrjen. Ata janë me të vërtetë në një zonë rreziku të madh. Pacientët besojnë se ata janë duke u bër më mirë, kurse ata janë në fakt janë duke u përkeqësuar. Ata bëhen qetë dhe duken të jenë paqësorë, kur në të vërtetë, ata janë duke vdekur. Një nga vlerësimet më të rëndësishme është se sa kohë zgjat një sulm, nëse ju jeni astamtik dhe me frymëmarrje vështira dhe ato nuk zbuten pas një periudhe prej disa orësh, edhe pse ju mund të jeni bërë në dukje në rregull, mos e le të shkojë më gjatë, nisu për dhomën e urgjencës.

6. Depresioni dhe mendimet vetëvrasëse.
Pak njerëz do të lëjn dhimbjet e gjoksit ose shkurtimet ekstreme frymëmarrjes, por shumë njerëz durojnë depresionin, edhe pse, në ekstrem të saj, ajo mund të jetë kërcënuese për jetën.
Depresioni mund të jetë një problem shumë, shumë serioz, sepse njerëzit mund të kryejnë vetëvrasje. Disa njerëz nuk do të kërkojë kujdes kur ata janë në depresion, sepse ata mendojnë se ata do të përceptohen si të çmendur apo jo të fortë apo jo burrëror, dhe ata duhet të kuptojnë se kanë një çekuilibër kimik që po ndodh në trurin e tyre. Kjo është një sëmundje ashtu si çdo sëmundje tjetër.
Simptomet e depresionit përfshijnë lodhje, trishtim, apati, ankth, ndryshime në shprehitë e gjumit, humbjen e oreksit. Depresioni mund të trajtohen me medikamente dhe psikoterapi. Nëse ju keni mendime vetëvrasjeje, ju duhet të flisni me dikë menjëherë duke telefonuar në numrat e emërgjencës.

Përktheu dhe përshtatën: HaNa

http://mjeksiaislame.com/

Categories

Archives