Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

6 përdorimet e jashtëzakonshme të sodës për flokët, lëkurën e thonjtë



6 përdorimet e jashtëzakonshme të sodës për flokët, lëkurën e thonjtë

Përdorimi i shampos pa kriter nuk do t’i bëjë flokët tuaja më të bukura, por përkundrazi, do t’i dëmtojë e do t’i thajë. Lyerja e fytyrës me krem pudër çdo ditë do të bllokojë poret duke krijuar puçrrat ! Manikyrët e errët, pirja e duhanit mund të zverdhë thonjtë… Si do të ndiheshit sikur t’ju thonim që këto e probleme të tjera mund t’i zgjidhë një produkt i vetëm?
Soda e bukës është pluhuri magjik që gjen përdorim j vetëm në gatim e pastrim por dhe në rutinën tuaj të bukurisë. Më poshtë do të lexoni disa
mënyra përdorimi

1. Mask për fytyrën
Pastroni lëkurën në thellësi duke aplikuar maskën me tre përbërës. Holloni një lugë uthull molle në një filxhan gjysmë të mbushur me ujë dhe në të hidhni një lugë sodë buke dhe dy lugë mjaltë. Përziejeni maskën deri sa të formohet një masë homogjene dhe aplikojeni në lëkurë për 10 minuta.

2. Eksfoliator. Heqja e qelizave të vdekura të lëkurës ndriçon lëkurën. Për të krijuar një eksfoliator të thjeshtë rekomandohet që të kombinohen 1 lugë çaji sode buke dhe 1/2 filxhan ujë.

3. Trajtimi i akneve. Për të ndihmuar në kurimin e akneve ekzistuese dhe parandalimin e shfaqjes së puçrrave të reja duhet të përgatisni një maskë si më sipër. Përzieni sodë buke me ujë dhe lyejeni lëkurën me këtë pastë për disa minuta. Përsëriteni këtë maskë një herë në ditë për 3-4 ditë rresht.





4. Përzierja e sodës së bukës me peroksid hidrogjeni do të krijojë një masë zbardhuese për thonjtë.

5. Eleminimi i zbokthit
Masazhoni skalpin e kokës gjatë kohës që jeni në dush me një lugë sodë buke dhe do të shihni që lëkura e kokës do të jetë e pastër nga skalpi. Për të arritur rezultatet e dëshiruara duhet ta përsërisni këtë gjë për të paktën 3 javë.

6. Nëse ju do i shtoni një lugë çaji sodë buke shampoos suaj do të përftoni një produkt që do u japë volum dhe do të parandalojë yndyrosjen e flokëve . Burimi:Remedy Daily





Categories

Archives