Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

6 mënyra natyrale që të pastroni trupin tuaj nga toksinat dhe zorrën e trashë!

6 mënyra natyrale që të pastroni trupin tuaj nga toksinat dhe zorrën e trashë!

1.Pini shume uje
Dehidratimi eshte një shkak kryesor i bllokimit të zorrës së trashë. Zorra e trashë ka nevojë për ujë për të mbajtur mbeturinat që rrjedhin – dhe kjo ka nevojë për shumë më tepër sesa mund të mendoni.Ju duhet të pini jo më pak se 2 litra ujë çdo ditë.

2.Pini leng kumbulle
Ky leng eshte i shkelqyeshem per pastrimin e bllokimit të zorrës së trashë.

3.Hani shumë fibra
Kumbullat e thata janë një burim i mirë i fibrave. Gjithashtu mos leme pa permendur avokadon,fiqte,bamje,laker etj.Gratë midis 19 dhe 50 vjeç duhet të marrin 25 gramë fibra çdo ditë për të siguruar kalimin e shëndetshëm të mbeturinave. Burrat në atë moshë kanë nevojë për 38 gram. Pas 50 vitesh, gratë kanë nevojë për 21 gramë fibra ndërsa burrat kanë nevojë për 30.

4.Pini lëng limoni rregullisht
Përmbajtja e lartë e vitaminës C në lëng limoni i jep veti antioksiduese dhe kjo është e rendesishme për shëndetin e zorres se trashe.Pini ujë të ngrohtë me limon në fillim të çdo dite.

5. Merrni probiotiket nepermjet ketyre ushqimeve
Probiotiket janë bakteret e shëndetshme. Ata rregullojnë bakteret e këqija, toksike që çojnë në bllokimin e zorres. Normalisht, trupi juaj përmban probiotikë të mjaftueshëm. Por medikamente të caktuara, si antibiotikë, mund t’i vrasin.
Ju mund ta riktheni nivelin e probiotikëve duke ngrënë ushqimet e mëposhtme:
kos
lakër turshi
cokollate e zeze

6.Pini caj xhinxheri
Ky leng përshpejton tretjen e ngadaltë dhe lëvizjet e zorrëve.
Receta e ketij caji kerkon:
2 lugë çaji xhinxher
Një çerek lugë çaji shafran te Indisë
5 gota uje
Ziejini ne nje tenxhere perberesit,uleni nxehtesine dhe lerini per 10 minuta. Pasi ta hiqni enën nga nxehtësia mund te shtoni mjaltie te paperpunuar per ti dhene me shume shije.

Burimi: /davidwolfe.com
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Categories

Archives