Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

6 Këshilla për tu mbrojtur nga gripi


6 Këshilla për tu mbrojtur nga gripi


Duke qenë se kemi jemi në stinën e gripit dhe të të ftohurit, duhet të tregohemi edhe më të kujdesshëm për të mos u sëmurë.

A e dini se duke ndjekur disa këshilla të thjeshta, ju mund të qëndroni të shëndetshëm ?

Ja disa masa që duhen marrë nëse nuk dëshironi ta kaloni ditën duke fshirë hundët dhe duke teshtirë:1. Përshëndetuni në distancë: Mjekët pohojnë se duart janë një burim i rëndësishëm në përhapjen e infeksioneve. Ata na këshillojnë të praktikojmë përshëndetjen Islame nga largësia për të mos përdorur dorën ose të përdorni metodën e mbulimit të teshtitjes me këndin e krahut. Normalishtë gjatë takimit do e sqaroni shkakun e veprimit tuaj pasi besimtarët normalisht shtrëngojne dhe lekundin duartë e tyre kur takohen me miqtë apo të afërmit.
2. Nxehini sfungjerët e kuzhinës në mikrovalë: sfungjerët apo bezërat e përdorura në kuzhinë vendosini çdo ditë në mikrovalë nga dy minuta. Ky proces mundëson zhdukjen e 99% të mikroorganizmave. Por, këtë praktikojeni tek sfungjerët dhe copat e lagura të kuzhinës përndryshe mund të shkaktohet zjarr në shtëpinë tuaj.
3. Ecni bashkë me shokët apo miqtë tuaj: sipas një studimi, nëse gratë bëjnë rregullisht 45 min ushtrime pesë here në javë apo ecin vazhdimisht, vihet re një rënie në mundësinë e shfaqjes së gripit apo ftohjes.
4. Dezinfektoni rregullisht objektet në shtëpi: bravat e dyerve, telekomandën, dera e frigoriferit dhe çezmet janë vendet më të përshtatshme për zhvillimin e mikrobeve. Krahas kësaj edhe telefonat, tastiera e kompjuterit , çelësat elektrikë, kuzhina dhe pecetat e pastrimit janë vatra mikrobesh.
5. Ushqyerje e ekuilibruar, ushtrime dhe gjumë: një ushqyerje e cila përfshin shumë fruta dhe zarzavate (turshi, perime, sallata), ushtrimet dhe 7 orë gjumë do të forcojnë trupin tuaj ndaj mikrobeve.
6. Luftojeni gripin me hudhër: sipas një studimi të realizuar ne “East Sussex” në Qendrën e Hudhrave në pjesën jugore të Anglisë, në të cilin morën pjesë 146 persona, gjysmës prej tyre u janë dhënë vetëm hudhra ndërsa gjysmës tjetër ilaçe. Gjatë 99 ditëve të stinës së dimrit personat që kishin marrë hudhër janë sëmurë 24 herë ndërsa ato të cilët kishin marrë ilaçe 65 herë. Përveç kësaj tek personat që kishin marrë hudhër gripi apo të ftohurit zgjati më pak. Hudhren preferohet ta hani pa e gatuar apo zier apo duke e perdorur në sallata apo si përzierje ne sosë-ra të ndryshëm. Pas konsumimit ju preferojme larjen e dhëmbëve me misvak apo brushë me pastë, si dhe konsumimin e pemeve si molle, apo dardhe apo ndonje ëmbelsirë me qëllim të eliminimit të aromës së pakëndshme të hudhrës. Normalishtë nuk preferohet të mirret pjesë në namaz në Xhami me këtë aromë të gojës.Përshtati: Mjekesia Islame

Një shkrim tjetër i dobishëm  "Dashuri e kontenstuar"
 

Categories

Archives