Saturday, 20/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

”6” dobitë nga Farat e Zeza



”6” dobitë nga Farat e Zeza

Farat e zeza, të njohura ndryshe edhe si “Nigella sativa”, janë substancë unike, që përdoren në kuzhinat indiane dhe në Lindjen e Mesme. Që nga kohërat antike këto fara dhe vaji i tyre është përdorur për qëllime të ndryshme shëruese. Pos kemikateve natyrale, “thymoquinone”, “thymohydroquinone” dhe “thymol”, këto fara janë të pasura edhe me kalcium, fibra, hekur, kalium, karbohidrate dhe yndyra të shëndetshme.
Ulin shtypjen e lartë të gjakut

Efekti kundër hipertensionit i farave të zeza ndihmon njerëzit të merren me hipertension. Sipas një studimi nga viti 2008, të publikuar në “Fundamental & Clinical Pharmacology”, përdorimi i përditshëm i “Nigella sativa” për dy muaj ka efekte në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Për më shumë, këto fara ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, transmetongazeta Kosova Sot Online.

Kontrollojnë diabetin, tipin 2

Hulumtuesit kanë zbuluar se farat “Nigella sativa” kanë kontroll glikemik te pacientët me diabet, tipi 2. Sipas një studimit nga viti 2010, I publikuar në revistën “Physiology and Pharmacology”, një dozë ditore prej 2 gramë fara të zeza mund të ketë dobi në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, te personat me diabet, tipi 2. Këto fara po ashtu ndikojnë si masë parandaluese e diabetit.

Promovojnë shëndetin e mëlçisë
Farat e zeza po ashtu e promovjnë shëndetin e mëlçisë. Në mënyrë të hatashme ndihmojnë në eliminimin e helmeve nga trupi. Në vitin 2013 studimi i publikuar në “European Review for Medical and Pharmacological Sciences”, thekson se vaji i farave të zeza ka treguar përmirësim në punën e mëlçisë. 7-reasons-to-eat-black-cuminStudimi tregon se ky vaj e mbron mekanizmin e punës, redukton komplikimet dhe sëmundjet e mëlçisë. Për ta përmirësuar punën e mëlçisë dhe për të parandaluar dëmtimin dhe sëmundjet e saj, përfshini farat e zeza në bazë ditore të farave të zeza.

Forcon kujtesën





Farat e zeza madje edhe mund ta forcojnë shëndetin e trurit tuaj. Falë substancave të tyre kundër inflamacioneve dhe mbrojtjes së neuroneve, farat e zeza përmirësojnë kujtesën. Sipas studimit nga viti 2013 u publikuar në “Journal of Ethnopharmacology”, njerëzit që kanë marrë dy kapsula me nga 500 mg pluhur të pastër të farave të zeza, kishin kujtesë, përqendrim dhe vëmendje më të fortë, në krahasim me ata që kishin marrë placebo.

Trajton astmën

Vaji i farave të zeza ka një efekt anti-asmatik në rrugët e frymëmarrjeve. Kjo është vërtetuar në studimin nga viti 2010, I publikuar në revistën “Phytomedicine”. Substancat e vajit ë farave të zeza ndihmojnë në reduktimin e simptomave të astmës dhe promovojnë shërim të këtyre simptomave. Substanca “thymoquinone” në vajin e farave të zeza redukton inflamacionet në rrugët e frymëmarrjes dhe nxit sekretimin e mukozës.

Redukton rrezikun për kancer
Farat e zeza janë shumë efektive në reduktimin e rrezikut të disa llojeve të kancerit, përfshirë atë të gjirit, trurit, atij oral dhe atij të zorrëve. Sipas një studimit nga viti 2012 të publikuar në “Biochemical Pharmacology journal”, substanca “thymoquinone} në farat e zeza ka potencial në shërimin e çrregullimeve inflamatore dhe kancerin.