Wednesday, 19/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

6 Dobitë e hapjes së iftarit me hurma dhe ujë



6 Dobitë e hapjes së iftarit me hurma dhe ujë

Sipas një studimi të fundit te mjekëve në botën arabe, faktë i cili është konfirmuar nga disa qendra studimore, pritja e iftarit fillimisht me disa hurma dhe ujë e pas kësaj ti paraprijë falja e namazit të akshamit ngrënies së iftarit, ka dobi në disa aspekte, edhe atë:

1 – Ushqimi që më së shpejti e ripërtrinë trupin pas urise janë karbohidratet që i përmban hurma, e cila madje i ka me bollëk, ajo është gjithashtu e ëmbël, ëmbëlsia e së cilës e freskon gojën dhe e humbë ndjenjën e urisë.

2 – Ujë i marë në një masë të vogël e humbë etjen e ditës së gjatë dhe e shtyp thatësinë e hurmës që hahet përpara saj.

3 – Koha që kalon deri në uljen për të ngrënë pas faljes së akshamit është kohë e shkurtër e cila i mjafton sistemit nervor që ta “sensibilizoj” organizmin se uria dhe etja është thyer e si pasojë trupi ndjen një uri të paktë që rezulton në një ngrënie modeste dhe jo të tepruar, pra trupi nuk ndjehet i uritur e si pasojë besimtari të haj shumë.

4 – Me ngrënien e hurmave dhe ujit përpara faljes së akshamit nuk e lën që organizmi të “bombardohet” me ushqim nga uria e madhe e cila pasi që teprohet dhe njeriu nuk ndjen ngopje për një kohë të gjatë trupi dhe stomaku mbingarkohet e si pasojë ngopja ndjehet me vonesë, porse ajo e rëndon me vonë personin i cili nuk është aq i lehtë për të vazhduar me agjendën e adhurimeve të Ramazanit siç është falja e teravisë apo të qendroje i pazgjuar më shumë se zakonisht pasi që ngrënia e tepërt ndikon në “lodhje” të sistemit digjestiv e si pasojë ajo preferon nxitjen e gjumit për ta “rehabilituar” veten si sistem.





5 – Ndërprerja më e mirë që mund ti bëhet urisë së ditës së agjëruar është pikërisht me këto dy “artikuj” për shkak të përbëresve organik që përmbajnë edhe atë në sasi të “përsosur” sa i përket asaj që i nevojitet organizmit në ato çaste.

6 – Në këtë lloj iftari pikërisht qëndron edhe aftësia shëruese e agjërimit për një sërë sëmundjes pasi që ngrënia e iftarit pa këto përbërës dhe mos pauzimi ndërmjet ngrënies së hurmave dhe ujit dhe ushqimit eviton aftësinë shëruese të agjërimit madje siç e cekëm më lartë ajo shkakton “mbingarkese” të organizmit nga ngrënia e tepërt.