Tuesday, 25/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

5 Veprat e ndaluar kur femra eshte me mestruacione

5 Veprat e ndaluar kur femra eshte me mestruacione

lule

1- Marrëdhëniet seksuale, sepse Allahu i Madhëruar ka thënë:
“Mos iu afroni atyre, derisa të pastrohen!”(Bekare: 222).

2- Namazi dhe agjërimi, duke ditur që agjërimi kryhet kaza pas pastënzse,
ndërsa namazi jo, bazuar në hadithin e Profetit, paqja dhe bekim i Allahut qofshin me të:
“A nuk i lë gruaja namazin dhe agjërimin kur ka menstruacione?Buhariu
dhe në thënien e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të:
“Në kohën e Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të. ishim me menstruacione dhe urdheroheshim të kryenim kaza agjërimin, por jo namazin. ”Nesaiu dhe Buhariu

3- Hyrja në xhami, bazuar në hadithin e Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin me të:
“Nuk e lejoj hyrjen në xhami për gruan me menstruacione dhe xhunubin.”Buhariu

4- Leximi i Kuranit, në bazë të hadithit:
“Gruaja me menstruacione dhe burri xhunub nuk duhet të lexojnë asgjë nga Kurani!”Tirmidhiu

5- Divorci: gruaja me menstruacione nuk divorcohet, por pritet derisa të pastrohet dhe mund të divorcohet pa bërë marrëdhënie seksuale, sepse përcillet që:
“Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ndau gruan e tij kur ajo ishte me menstruacione, por Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, e urdhëroi që ta kthente e ta mbante derisa të pastrohej. ”Muslimi

Menhaxh el Muslim
Ebu Beker el Xhezairi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mos e mbyt fëmijën tënd
Tags:

Categories

Archives