Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

5 Ushqimet e ndaluara nga Kurani

5 Ushqimet e ndaluara nga Kurani

 

Ushqimi i dikujt tjetër, që nuk merret ligjërisht – domethënë i blerë ose i dhuruar nga tjetri. Dëshmia kuranore që provon këtë ndalim është ajeti:

“Mos hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar!”
(Bekare: 188).

Arsument tjetër është edhe hadithi:
“Mos ta mjelë kush delen e tjetrit, veçse me lejen e tij.” Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi

1 .Ngordhësira, ose ajo kafshë që ka ngordhur vetë. Këtu futen: kafsha e mbytur me shtrëngim, e mbytura nga uji, e rrëzuara, kafsha e vrarë nga një kafshë tjetër dhe kafsha e ngrënë nga egërsirat.

2. Gjaku i çdo lloji, sido që të jetë: i derdhur apo i mpiksur, në sasi të pakta apo të mëdha.

3. Mishi i derrit dhe çdo pjesë tjetër e tij, si gjaku, dhjami etj..

4 .Kafsha që theret në emër të dikujt tjetër veç Allahut.

5. Kafsha që theret në tempuj apo altare. Kjo përfshin gjithçka që theret nëpër varre e tyrbe, të ciiat ndertohen si objekte për ata që adhurohen përveç Allahut, apo si ndërmjetësues tek Ai.

Argumenti i ndalimrt për të lartpermendurat, është ajeti kuranor:

“Juve u janë ndaluar: ngordhësira, gjaku, mish’i i derrit, ato që theret jo në emër të Allahut, e mbytura ne fytr e mbytura në ujë, e rrëzuara, e vrara (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira – përveç asaj që arrini ta therni – dhe ajo që është therur për idhuj.” (Maide: 3).

Në këtë ajet pra, përmenden të gjitha kategoritë e mishit të ndaluar.

MINHAXH EL MUSLIM
EBU BEKER EL XHEZAIRI

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kaptina En Nas-Kaptina e cila largon dëshpërimin, pikëllimin dhe vesveset (video)
Tags:

Categories

Archives