Friday, 22/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

5 strategji kundër rënies së flokëve

5 strategji kundër rënies së flokëve

5 strategji kundër rënies së flokëve

Nëse keni probleme me rënien e flokëve, provoni mjetet natyrale dhe të lira kundër kësaj dukurie.

Pavarësisht përparimit të madh në mjekësisë, nuk ka ilaçe efikase dhe të lira kundër qerosjes. Edhe pse një tabletë nuk mund të zgjidhë problemet me rënien e flokëve, ka shumë metoda për lehtësimin e procesit të përgjithshëm të padëshiruar. Nëse nuk keni para për transplantim të shtrenjtë dhe afatgjatë, provoni që problemin e rënies së flokëve ta zgjidhni me kombinimin e strategjive vijuese:

1. Ushqimi i rregullt

Bukuria vjen nga brenda, ndërsa parakusht për flokët e shëndetshme është ushqimi i balancuar. Flokët për t’u rritur kanë nevojë për hekur, lizinë dhe vitaminë B e cila në organizëm futet me konsumimin e pemëve dhe perimeve. Rekomandohet që njëkohësisht të pihet shumë ujë i pasur me minerale.

2. Shamponët

Shamponët kundër rënies së flokëve nuk veprojnë brenda natës dhe sigurisht që nuk janë efikas siç pohojnë prodhuesit. Megjithatë, nuk duhet të harrohet ndikimi i tyre pozitiv në flokë. Shamponët me rozmarinë nxisin qarkullimin e gjakut në skalp, derisa kafeina zgjat “jetëgjatësinë” e çdo fije floku.
shampon

3. Silica

Mjeti i shkëlqyeshëm natyral për thonj të bukur dhe flokë. Mund të blihet në formë të kapsulës, ndërsa ndryshimet e para pozitive ndodhin pas dy-tre muajsh. Kapsulat janë edhe më efikase kur merren me jogurt.

4. Uthulla e mollës

Përdoret te humbja difuze e flokëve, respektivisht hollimi i flokëve në zonën e tërë kokës. Vjen deri te bllokimi i folikulave, ndërsa shkaku më i shpeshtë është kujdesi i gabuar ndaj flokëve. Uthulla e mollës duhet të përzihet me ujin ne raport 1:1,5 dhe të aplikohet në flokët e pastra të lagura dhe të shpërlahet mirë. Uthulla e mollës ndihmon edhe kundër zbokthit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ç'duhet të dinë nënat e reja për beben në dimër

5. Fenugreek

Fenugreek ose tërfili grek është bimë, farat e së cilës përdoren si mëlmesë në kuzhinë, ndërsa njihet edhe për veprimin shërues. Përmban vitamina, lizinë, bakër dhe trigonelinë, ndërsa pikërisht kjo e fundit ndikon në balancën hormonale në trupin mashkullor/stetoskop/

fenugreek shqip

Tags:

Categories

Archives