Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

5 Rregulla për të jetuar një jetë të lumtur !?


5 Rregulla për të jetuar një jetë të lumtur !?


1. Duaje veten
Allahu thotë: “Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!.” (Bekare, 155-156.)

Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Askush prej jush nuk duhet ta dëshirojë vdekjen, sepse, nëse është mirëbërës, atëherë ai mundet që t’i shtojë veprat e tij të mira dhe, në qoftë se është keqbërës, atëherë të mundohet që të heqë dorë prej tyre dhe të pendohet.” (Buhariu, 7235)

“E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.”(Inshirah, 5-6.)

2. Bëni mirë
“Fale namazin në mëngjes e në mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.” (Hud, 114)

Transmeton Tirmidhiu nga Muadh ibn Xhebeli, se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Ki frikë Allahun kudo që je, pasoje te keqen me një të mirë, ajo e fshin atë (të keqen), dhe (komuniko) sillu me njerëzit me moral të mirë.” (Tirmidhiu).

3. Gjithmonë falni
Fali njerezit qe te te Fale Allahu.
”Po le tu’a falin(gabimin)dhe mos t’ua zene per te madhe.A nuk deshironi qe Allahu t’u fale ju?Allahu meshiron dhe fale shume”(Nur:22)

”Te meshirshmit I meshiron Meshiruesi,meshironi ata qe jane ne toke,ju meshiron Ai qe eshte mbi qiell” (Tirmidhiu,Sahihul-xhami’n
r.5835.)
”Kush nuk I meshiron njerezit,ate nuk e meshiron Allahu”(Muslimi)

4. Mos e dëmtoni askënd
”Kush ia mbulon nje te mete vellait te vet,Allahu ia mbulon atij ne dunja dhe ahiret”(Muslimi)
”Kush I ndjek te metat e vellait te vet,Allahu do ti ndjek te metat e tij.E,kujt ia ndjek Allahu te metat e tij do ta zbuloj ate edhe nese mbyllet ne shtepi.”(Tirmidhiu,Sahihul
-xhami’ nr.7984)
Dhe thote:”Kush I zbulon te metat e vellait te vet musliman,Allahu ia zbulon te metat atij derisa t’ia shfaqe edhe ne shtepi te tij.”(Sahih Iben Maxheh 2536)
”Kush e mbulon turpin e vellait te vet musliman,Allahu ia mbulon turpin e tij Diten e Kijametit.”(Sahih Iben Maxheh,2063.)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ku është lumturia

”Kush ia pakeson gabimet vellait te vet,Allahu ia pakeson atij.”(Sahih Ebu Davudi,3460)

5. Bëhuni pozitivë
”O Allahu im,kush sillet butesisht me umetin tim,sillu butesisht me te!Kush sillet ashpersisht me ta,sillu ashpersisht me te!”(Ahmedi,hadith autentik-i sakte)
”I eshte ndaluar zjarrit te xhehenemit ta djege ate qe eshte I lehte,I bute dhe I afert me njerezit”(Ahmedi,Sahihul-xhami’ nr.3135)
“Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është sadaka.” (Transmeton Tirmidhiu)

Pra ne ua treguam 5 gishta që bejnë një dorë, shtrëngojeni mirë këtë dorë dhe do bëheni mjaftë i lumtur në jetën tuaj./mjeksiaislame/

Tags:

Categories

Archives