Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

5 lloje të meshkujve të cilët bëhen bashkëshort të mirë


5 lloje të meshkujve të cilët bëhen bashkëshort të mirë


 

1. Furnizuesi
Ai e vendosë gjithmonë familjen në rend të parë. Ai nuk mundet të pushojë derisa ta dijë se ata (ato) që ai i do, janë në rregull.

”Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre.”1

2. I forti
Në momentin më të dobët, fuqia e tij të bën stabile dhe të inspiron ty që të vazhdosh tutje.
Ai është një njeri i tillë i cili asnjëherë nuk mungon në thirrjen tënde, kur ai e di se t’i ke nevojë të diskutosh me të ndonjë gjë të rëndësishme, ose thënë më mirë, ai është një shok që është aty për ty.

3. Mendimtari kritik
Nuk ka ndonjë problem, i madh apo i vogël, të cili ai nuk mundohet ta zgjedhë. Ai është i durueshëm, sepse ai duhet të jetë i tillë – ngase shkatërrimi i gjërave është rrallë herë përgjigje dhe ai e di këtë.

4. Besimtari
Ai i frikësohet Allahut subhanehu ue teala, dhe është krenar për bindjet e tij të forta. Ai mendon pozitivisht. Ai është luftëtarë, dhe ai do të luftojë bashkarisht me ty dhe për ty, dhe për martesën tuaj.

5. Shpirt liri
Kalimi i kohës me këtë njëri asnjëherë nuk do të vjetërsohet (nuk do mërziteni asnjëherë në shoqëri me të ngase çdo herë sjellë gjëra të reja).
Me të, asnjëherë nuk ka moment të mërzitshëm në shtëpi, ngase ai përpiqet të bëjë jetën tërheqëse.
Kalimi i pjesës tjetër të jetës me personin e njëjtë, bërja e shumë gjërave të njëjta, mund të jetë sa e mërzitshme ose tërheqëse siç e bën ti.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shtatë keshillat - Si t'u flasim fëmijëve për homoseksualizmin?

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Besimtari me iman të plotë, është ai që është më i sjellshmi, dhe më i miri prej kush është ai që është më i miri për gratë e veta.”2

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. En-Nisa, 34.
2. Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.

image_pdf
Tags:

Categories

Archives